Ballina

Etiketë: zjarr në ndërtesë

  • Policia me detaje për zjarrin në ndërtesën e banimit në Ferizaj

    Policia ka pranuar një informacion për një zjarr që kishte nisur në një ndërtesë banimi në rrugën “12 qershori” në Ferizaj.

    Ngjarja u regjistrua në orët e para të datës 18.01.2025. Pas pranimit të informacionit për zjarrin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilën kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve.

    Ndërsa tutje, njësitet e zjarrfikësve kanë intervenuar duke lokalizuar zjarrin që kishte kapluar pjesën e pullazit dhe katin e fundit të ndërtesës.

    Në këtë rast, përveç dëmeve materiale, policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë person të lënduar.

    Rasti tashmë është iniciuar si incident zjarri ndërsa po hetohet për tu zbardhur rrethanat që quan deri te ky zjarr.

  • Zjarri në objektin banesor në Prishtinë, Policia: Disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 16.01.2025, rreth orës 18:40, ka pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

    Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin.

    “Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi” – ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    KALLXO.com ka publikuar pamje të përpjekjeve të Policisë, Zjarrfikësve por edhe qytetarëve për të evakuuar banorë të ndërtesës përmes ballkoneve.

  • Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë

    21:17

    Shuhet zjarri në objektin banesor në lagjen “Kalabria” në Prishtinë

    Zjarri që kishte shpërthyer më 16.01.2025 rreth orës 18:40 në një objekt banimi në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është lokalizuar nga njësitë e Zjarrfikësve rreth orës 20:30.

    Policia ka bërë të ditur se 13 personave u është ofruar tretman mjekësor.

    Për shkak të zjarrit, pjesëtarët e Zjarrfikësve dhe të Policisë kanë evakuuar disa persona nga objekti banesor.

    KALLXO.com ka ofruar pamje të evakuimit të një qytetareje përmes ballkoneve të ndërtesës.

    Në vendin e ngjarjes përveç Policisë dhe Zjarrfikësve kanë dalë edhe ekipet mjekësore.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë komunalë.

    Në një prononcim për media, Rama tha se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, përveç atyre që janë trajtuar për shkak të thithjes së tymit.

    Ai tregoi se dy vetura janë djegur e tri janë dëmtuar nga zjarri.

    20:59

    Zjarri në objektin banesor në Prishtinë, Policia: 13 personave u është ofruar tretman mjekësor

    Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë rreth zjarrit që shpërtheu në një objekt banesor në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

    Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, aktualisht situata është vënë nën kontroll, zjarri është lokaluzuar nga ana e zjarrfikësve.

    “Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë (13)” – ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja Flora Ahmeti.

    Ajo shtoi se për detajet rreth rastit opinion do të njoftohet pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente.

    Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 18:40 në një ndërtesë banimi në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

    Policia dhe Zjarrfikësit kanë evakuuar disa banorë të objektit banesor.

    20:02

    Zjarri në objektin banesor në Prishtinë, Policia: Disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 16.01.2025, rreth orës 18:40, ka pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

    Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin.

    “Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi” – ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    KALLXO.com ka publikuar pamje të përpjekjeve të Policisë, Zjarrfikësve por edhe qytetarëve për të evakuuar banorë të ndërtesës përmes ballkoneve.

    19:50

    Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë

    Një zjarr ka shpërthyer sot më 16.01.2025 në një objekt banesor në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, të Zjarrfikësve dhe të Emergjencës.

    Pamjet e siguruara nga KALLXO.com tregojnë pjesëtarët e Policisë duke evakuuar banorë nga ndërtesa përmes ballkoneve.

    Nuk dihet nëse ka të lënduar, as shkaktari i zjarrit.