Ballina

Etiketë: Wolt

  • Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës, duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

    Prishtinë, më 29 janar – Pritjes i erdhi fundi! Gjiganti amerikano-finlandez i teknologjisë do të nisë zyrtarisht shërbimet e tij në Kosovë, nga sot më 29 janar 2025. Më shumë se 150 biznese partnere, duke përfshirë zinxhirë globalë dhe biznese lokale, tashmë janë pjesë e platformës Wolt, ndërsa dhjetëra të tjera po i bashkohen rrjetit për t’u bërë pjesë e këtij shërbimi novator të shpërndarjes së ushqimit në Kosovë. Shërbimet e tregtisë me pakicë pritet të prezantohen gjithashtu shumë shpejt.

    Platforma Wolt në Kosovë përfshin një listë të jashtëzakonshme partnerësh, duke nisur nga brende të mëdha dhe ekskluzive si: Heb’s, KFC, Burger King, Extreme Pizza, Gjiks & Chicks, Sach Pizza, My Shawarma, Buffalo Burger, Proper Pizza dhe Family Agusholli Sweets ndër të tjera.

    Në ditën e nisjes zyrtare Wolt do të ofrojë shërbime në zonat e Prishtinës, duke mbuluar lagjet si Pejton, Lakrishtë, Dragodan, Tophane, Aktash, Ulpianë, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Gjinaj, Velania dhe Mahalla e Muhaxherëve, me plane për t’u zgjeruar së shpejti edhe në zona të tjera.

    Orari i porosive dhe shpërndarjes për klientët do të jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes – duke ofruar mundësi fleksibile pagese si me para në dorë dhe karta bankare. Aplikacioni mobil Wolt, i disponueshëm duke filluar nga data 29 janar në të gjitha platformat, përfshirë App Store dhe Google Play, do t’ju mundësojë gjithashtu klientëve të bëjnë porosi nga data 29 janar.

    Përdoruesit e platformës Wolt do të kenë mundësinë të ndjekin në kohë reale ecurinë e porosive të tyre përmes aplikacionit. Për të thjeshtuar blerjet, çdo produkt në aplikacion shoqërohet me foto për një përzgjedhje më të lehtë.

    Hyrja e Wolt në Kosovë shënon fillimin e një epoke të re të teknologjisë, inovacionit kulinar dhe komoditetit. Përkushtimi i platformës ndaj sigurisë dhe kënaqshmërisë së klientëve thekson misionin e saj, për t’i bërë qytetet tona vende më të mira për të jetuar.

    Dimitris Karelos, Drejtori i Përgjithshëm për Rajonin e Mesdheut, deklaroi se: “Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë nisjen e shërbimeve tona në Kosovë, shteti i 29 ku Wolt po prezantohet globalisht. Si një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë, Kosova paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të prezantuar një mënyrë shumë moderne të të ngrënit, mënyrën e pagesës dhe të marrjes së shërbimeve përmes platformës sonë të avancuar. Misioni ynë shkon përtej komoditetit, bëhet fjalë për mbështetjen e ekonomisë lokale të Kosovës duke fuqizuar bizneset me teknologji inovative dhe duke iu ofruar konsumatorëve një përvojë unike dhe të lehtë. Sot ne po nisim shërbimet me më shumë se 150 biznese në portofolin tonë dhe presim që ky numër të rritet ndjeshëm në javët e ardhshme. Së bashku synojmë të riformulojmë jetën urbane – duke e bërë jetën në qytet më të mirë për të gjithë”.

     

    Më shumë informacione rreth Wolt:

    Wolt është një kompani teknologjike me seli qendrore në Helsinki, e cila ofron shërbime online për klientët, tregtarët dhe shpërndarësit e saj. Platforma lidh qytetarët të cilët duan të porosisin produkte të ndryshme me personat të cilët janë të interesuar për t’i shitur dhe për t’i dërguar ato te klientët. Për ta mundësuar këtë, Wolt ka zhvilluar një sërë teknologjish të avancuara – duke nisur nga logjistika vendore, zgjidhjet për tregtarët dhe deri tek opsionet financiare.

    Misioni i Wolt është krijimi i mundësive të reja dhe fuqizimi i komuniteteve lokale për të bërë qytetet tona vende më të mira për të jetuar. Wolt u themelua në vitin 2014 dhe në vitin 2022 u bashkua me DoorDash. Organizata e bashkuar tani operon në 29 shtete.

    Pra… çfarë po prisni?! Shkarkoni aplikacionin Wolt nga App Store ose Google Play dhe nisni të porosisni nga restorantet tuaja të preferuara!

  • Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

    Prishtinë, 20 Janar – Kosova po tërheq kompani të huaja dhe gjigandi global i teknologjisë Wolt është marka e njohur amerikano-finlandeze, që ka vendosur ta përfshijë këtë vend në hartën e saj të veprimit.

    Ngjyrat karakteristike bardhë dhe blu të Wolt do të bëhen së shpejti pjesë e tregut të Kosovës, duke sjellë risi në transformimin e mënyrës së shpërndarjes së ushqimit dhe produkteve të ndryshme. Me ardhjen e shumëpritur të saj, Wolt synon të lehtësojë jetën e kosovarëve – duke e bërë më të shpejtë dhe më të lehtë qasjen në ushqimet dhe produktet e tyre të preferuara kudo që ato ndodhen.

    Wolt, një lider në teknologji dhe tregti lokale me bazë në Helsinki, është e përkushtuar për të përmirësuar jetën urbane për klientët, bizneset dhe shpërndarësit. E njohur për platformën e saj të lehtë për t’u përdorur nga telefoni, Wolt shkon përtej thjeshtësimit të porosive, ajo fuqizon bizneset lokale me mundësi të reja rritjeje dhe u ofron shpërndarësve partneritete fitimprurëse dhe fleksibiltet të madh. Mjetet e avancuara të kompanisë, përfshirë optimizimin e dorëzimit në kohë, softuerin për tregtarët dhe përparësitë financiare, reflektojnë përkushtimin e saj për të krijuar një ekosistem modern dhe të integruar.

    Në vitin 2022, Wolt bashkoi forcat me DoorDash, kompaninë kryesore me bazë në SHBA, në të njëjtin sektor. Ky bashkim ka zgjeruar shtrirjen e Wolt, duke i mundësuar asaj të menaxhojë operacione në 29 tregje ndërkombëtare jashtë SHBA-së. Ky bashkëpunim kombinon pikat e forta të të dy kompanive për të ofruar një platformë të jashtëzakonshme për tregtarët, klientët dhe shpërndarësit në tregjet ekzistuese dhe ato të reja.

    Ardhja e Wolt në Kosovë shënon një moment historik në udhëtimin global të saj – duke sjellë një standard të ri shërbimi në tregun lokal të Kosovës. Me aplikacionin e saj intuitiv, kosovarët mund të porosisin online pa mundim nga një gamë e gjerë restorantesh dhe biznesesh lokale e ndërkombëtare – duke e kthyer telefonin e tyre të mençur në një Qendër virtuale Tregtare.

    Ngjyrat ikonike bardhë dhe blu të Wolt janë më shumë sesa një markë. Ato përfaqësojnë një mision për të ngritur nivelin e shpërndarjes së ushqimit dhe produkteve – duke forcuar lidhjet mes klientëve dhe bizneseve në mbarë Kosovën.

    Strategjia e Wolt për hyrjen në Kosovë bazohet në bashkëpunim të drejtpërdrejtë. Kompania do të punojë ngushtë me bizneset lokale, partnerët e shpërndarjes dhe klientët për të krijuar një përvojë të përshtatur sipas nevojave të komunitetit. Kjo qasje e menduar mirë premton një integrim të qetë në tregun kosovar – duke garantuar një ndikim pozitiv për të gjithë aktorët e përfshirë.

    Si platforma e parë globale për shpërndarjen e ushqimit që operon në Kosovë, Wolt sjell mundësi të reja për klientët, tregtarët dhe shpërndarësit. Partneriteti i saj me DoorDash thekson një përkushtim të përbashkët për të revolucionarizuar tregtinë lokale dhe për të ofruar shërbime më të mira në të gjitha tregjet e saj.

    Me një rrjet prej mbi 170,000 vende aktive globalisht dhe 260,000 partnerë të shpërndarjes, Wolt është e përkushtuar për të ndihmuar restorantet të zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe të optimizojnë shërbimet e shpërndarjes. Për klientët, ajo ofron një platformë të nivelit botëror që e bën të ngrënit më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të këndshëm.

    Në vitin 2024, Wolt zgjeroi praninë e saj në Shqipëri – duke forcuar më tej pozicionin në rajon. Me mbi 45 milionë përdorues të regjistruar globalisht dhe një fuqi punëtore prej më shumë se 13,000 punonjësish, ardhja e Wolt në Kosovë e konsolidon statusin e saj si lider në industrinë e shpërndarjes së ushqimit, e gatshme për të formësuar një epokë të re lehtësie dhe inovacioni për vendin.