Ballina

Etiketë: terapia hormonale

  • Koalicioni AAK-Nisma për terapinë hormonale: Do ta bëjmë pjesë të Listës së Barnave Esenciale nëse është e nevojshme

    Koalicioni AAK-Nisma nuk e ka paraparë në kuadër të programit zgjedhor për shëndëtësinë përfshirjen e terapisë hormonale në Listën e Barnave Esenciale.

    Sigurimi i kësaj terapie nga shteti është kërkesë e komunitetitit LGBTQ+.

    Në lidhje me këtë çështje, kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, në “DebatPërnime”, i ka pyetur kandidatët për deputetë nga ky koalicion: Arbër Tolajn, Shemsedin Dreshajn dhe Zarife Asllanin, se si do të veprojnë karshi një kërkese të tillë, në rast se e marrin drejtimin e Qeverisë.

    Përgjigja e Arbër Tolajt, ishte se nuk është planifikuar “decividivisht” për komunitetin diçka e tillë, mirëpo nëse është e nevojshme do të sigurojnë barnat për të gjitha komunitetet- pa dallim.

    “Sa i përket komunitetit, ne decidivisht nuk e kemi planifikuar. Mirëpo nëse është e nevojshme duhet të ofrohen shërbimet shëndetësore, në këtë rast edhe me ilaçe, edhe me barna për të gjitha komunitetet pa dallim”- u përgjigj Arbër Tolaj  në “Debat Përnime” me 20.01.2025.

    Terapia hormonale për individë të komunitetit LGBTQ+, sidomos për individë transgjinorë ose jo-binarë, është një proces që përfshin përdorimin e hormoneve për të rregulluar karakteristikat fizike të një personi në përputhje me identitetin e tij gjinor. Qëllimi është të ofrojë një përvojë më të përputhshme me gjininë me të cilën një person identifikohet, sipas Asociacionit Botëror Profesional për Shëndetin e Transgjinorëve.

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 09.02.2025, datë kjo e dekretuar nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

  • A planifikon PDK-ja ta përfshijë terapinë hormonale në Listën e Barnave Esenciale nëse vjen në pushtet?

    Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndonjë premtim konkret në lidhje me përfshirjen e terapisë hormonale në kuadër të Listës së Barnave Esenciale, por nuk e përjashton mundësinë që ta bëjë këtë gjë nëse vjen në pushtet.

    Në lidhje me këtë çështje, që në fakt është edhe kërkesë e komunitetit LGBTQ+, kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, në “Debat Përnime”, ka kërkuar përgjigje të drejtpërdrejt nga kandidatët për deputetë nga PDK-ja, Pleurat Sejdiu, Fatbardh Rexha, Mimoza Ahmetaj dhe Eliza Hoxha.

    Kësaj pyetje i është përgjigjur Fatbardh Rexha duke thënë se qasja e PDK-së është që të bëhet një vlerësim periodik për nevojat për barna, duke marr parasysh të gjitha të drejtat e të gjitha kategorive që jetojnë në Kosovë.

    “Vlerësimi për Listën Esenciale, qoftë me shërbime, qoftë me barna bëhet në bazë të performancave mjekësore dhe nevojave apo indikacioneve shëndetësore që duhet të bëhen në drejtim të ruajtjes dhe avancimit të shëndeti në përgjithësi”- u përgjigj Rexha ne debatin e transmetuar më 22.01.2025.

    Mirëpo, në programin zgjedhor të PDK-së të publikuar në ueb-faqen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, nuk është publikuar ndonjë premtim specifik që ka të bëj me komunitetin LGBTQ+.

    Terapia hormonale për individë të komunitetit LGBTQ+, sidomos për individë transgjinorë ose jo-binarë, është një proces që përfshin përdorimin e hormoneve për të rregulluar karakteristikat fizike të një personi në përputhje me identitetin e tij gjinor. Qëllimi është të ofrojë një përvojë më të përputhshme me gjininë me të cilën një person identifikohet, sipas Asociacionit Botëror Profesional për Shëndetin e Transgjinorëve.

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 09.02.2025, datë kjo e dekretuar nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

  • Shala (LDK): Në Listën e barnave esenciale do ta përfshijmë edhe terapinë hormonale

    Kandidati për Deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ardian Shala, në “Debat Përnime”, ka folur për Listën esenciale të barnave. Nëse LDK rikthehet në pushtet, sipas tij, pjesë e kësaj liste do të jenë shumë kategori.

    “Sa i përket Listës esenciale, ne kemi menduar për shumë kategori.” – ka thënë Shala, më 21.01.2025.

    Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që pjesë e Listës se barnave esenciale të jetë edhe terapia hormonale, e cila ka qenë kërkesë e komunitetit LGBT+ më herët.

    “Dhe pse jo, të përfshijmë edhe shumë kategori të tjera që i përmendet: terapia hormonale, sepse kjo ka qenë diskutim i madh edhe më herët dhe ne do të bëjmë çmos që këtyre njerëzve që kanë nevojë të jashtëzakonshme t’ua sigurojmë terapinë e duhur. Pra me pagesë, me mbulim nga shteti.” – tha Shala.

    Terapia hormonale për individë të komunitetit LGBTQ+, sidomos për individë transgjinorë ose jo-binarë, është një proces që përfshin përdorimin e hormoneve për të rregulluar karakteristikat fizike të një personi në përputhje me identitetin e tij gjinor. Qëllimi është të ofrojë një përvojë më të përputhshme me gjininë me të cilën një person identifikohet, sipas Asociacionit Botëror Profesional për Shëndetin e Transgjinorëve.

    Ndërsa Izet Sadiku, njëherësh Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, e tani kandidat për Deputet, tregoi telashet që kanë pasur me sigurimin e barnave esenciale, ndonëse sipas tij, ky  obligim i takon Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Po ju tregoj se në Prishtinë as 50% s’e kanë mbulu asnjë vit dhe ne detyrohemi 500 mijë euro (me i paguar)… Kur e ndajmë buxhetin, e qojmë në Ministri të Financave. Na thonë pse po ndani për barna, se ua blen Ministria e Shëndetësisë. Mirëpo ne detyrohemi, sepse qytetari kur shkon me marrë shërbimin, ai nuk e di a është e drejt e Përparim Ramës apo e Arben Vitisë. Dhe, ne jemi munduar mbi 90% të kësaj liste ta mbulojë me shpenzimet tona.” – ka thënë Sadiku.

    Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    Në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”, Jeta Xharra ka deklaruar se askush në KALLXO.com nuk është pasanik, milioner, e le më oligark.

    “Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka theksuar ndër tjera, Xharra.

    Për më shumë, lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/lajm/rritje-te-buxhetit-qender-te-re-spitalore-dhe-funksionalizim-te-sish-it-zotimet-e-ldk-se-per-shendetesine/