Ballina

Etiketë: shkaktim i rrezikut te pergjithshe

  • Të shtënat me armë gjatë ndërrimit të vitit, qytetarët raportojnë dëme nga plumbat

    Në raportet e para të fillim vitit, të Policisë së Kosovës evidentohen raste të cilat raportohen nga ana e qytetarëve në lidhje me të shtëna armësh që ndodhin gjatë ndërrimit të mot-moteve.

    Edhe gjatë datës 03.01.2024 edhe gjatë datës 03.01.2025 në raportet policore u regjistruan raste të tilla.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë gjatë datës 03.01.2025 janë regjistruar dy raste që u raportuan nga qytetarët.

    Njëri është regjistruar në rrugën “Nënë Tereza”. Ankuesi ka raportuar se derisa ka hyrë në lokalin e tij -kafe bar, ka vërejtur dy vrima të cilat dyshohet që janë shkaktuara nga predha e armës. Njësiti i forenzikës ka konfiskuar predhën e armës ndërsa rasti është duke u hetuar edhe më tutje.

    Një rast tjetër është raportuar në rrugën “Theranda”. Ankuesi ka raportuar se para disa dite kishte parkuar veturën e tij, ndërsa më 03.01.2025 kishte vërejtur se xhami i parë i veturës ishte dëmtuar (shpuar) dyshohet nga predha e armës. Njësiti i forenzikës e ka konfiskuar predhën e armës.

    Të dy rastet janë duke u hetuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.