Ballina

Etiketë: Raporti policor

  • Përleshje mes tre të miturve në Gjilan – theret njëri

    Tre të mitur pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete. Sipas Policisë së Kosovës, kjo ka çuar deri në therje me një mjet të ftohtë të një personi.

    Në Raportin 24-orësh thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

    Rasti ka ndodhur në Gjilan më 16.01.2025, rreth orës 12:00.

  • Arrestohen dy të dyshuar për marihuanë në Lipjan

    Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy  te dyshuar pasi gjatë kontrollit te njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë qese te vogla me marihuanë të përgatitura për shitje.

    Rasti ka ndodhur në Lipjan më 11.01.2025 rreth orës 20:00.

    Sipas raportit policor, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë pasi dyshohet se i njëjti e kishte angazhuar të dyshuarin e lartcekur për shitjen e narkotikëve.

    Pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Mbi 90 aksidente u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë

    Në rrugët e Kosovës, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 98 aksidente – tregojnë të dhënat e Policisë.

    Nga këto aksidente, 31 janë regjistruar me të lënduar, ndërsa 67 me dëme materiale.

    Policia në ditët e fundit ka bërë apel edhe për kujdes në komunikacion, për shkak të mjegullës.

    Në një Raport të përgjithshëm, Policia ka nxjerrë edhe statistikat e numrit të aksidenteve, që u regjistruan gjatë vitit 2024.

    Vetëm aksidente me fatalitet gjatë vitit 2024 janë regjistruar 88 të tilla. Nga këto aksidente, 96 persona kanë vdekur.

    Në Raportin e Policisë është përmendur edhe se gjatë vitit 2024 janë shënuar 7 mijë e 896 aksidente me lëndime.

    Tutje, në Raport, përmenden edhe aksidentet me dëme materiale, të cilat janë 13 mijë e 854 të tilla – vetëm për vitin 2024.

    Në total, numri i aksidenteve që u regjistruan në vitin që lamë pas është 21 mijë e 838. Policia e Kosovës me njësitet e saj të trafikut kanë shqiptuar gjatë vitit 2024 711 mijë e 953 gjoba, për ata që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.