Ballina

Etiketë: Raporti i Policisë

  • Ia ekspozoi thikën, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin për veprat penale: “mbajtje në pronësi”, “posedim i paautorizuar i armës” dhe “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

    Personi i arrestuar kishte shkuar te vetura e viktimës dhe të njëjtit i kishte ekspozuar thikën.

    Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shkuar te vetura e viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka ekspozuar një mjet të mprehtë – thikë.” – thuhet në Raport.

    Policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe ka sekuestruar një shkop druri, një thikë dhe një cigare me substanca të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.

    “Gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një shkop druri, një thikë dhe një cigare me substanca të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.” – siç thuhet në Raportin e Policisë.

    Ndërsa, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.