Ballina

Etiketë: prokuroria e gjakoves

  • Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për tre inspektorët e arrestuar të ATK-së

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj tre inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të cilët u arrestuan për marrje ryshfeti.

    Këtë për KALLXO.COM e ka konfirmuar zyrtari për Komunikim publik i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drini Domi.

    I njëjti konfirmoi se seanca dëgjimore pritet të mbahet gjatë së martës, më 21.01.2025, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

    KALLXO.com ka raportuar, më 20.01.2025, lidhur me aksionin që rezultoi me tre persona të arrestuar – nën dyshime për marrje ryshfeti.

    Sipas Prokurorisë, pas pranimit të informatës, ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë edhe masat e fshehta hetimore.

    “Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore – Gjakovë, pas pranimit  të informatës se 3 (tre) të dyshuarit, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘marrja e ryshfetit’, Neni 421 i KPRK-së, ka ndërmarrë veprime hetimore – duke zbatuar edhe masa të fshehta hetimore, ndaj të njëjtëve.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjakovës.

    Kurse, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjakovës janë kryer edhe bastisje në disa lokacione.

    “Ndërsa, më 20.01.2025, me urdhëresë të Gjykatës Themelore – Gjakovë, është kryer bastisje në 3 (tri) lokacione të ndryshme dhe, me vendim  të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 3 (tre) persona, në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të veprës penale ‘marrja e ryshfetit’, Neni 421 i KPRK-së.” – thuhet, tutje, në njoftimin e Prokurorisë.

  • Arrestimet për marrje ryshfeti – flet Prokuroria e Gjakovës

    Prokuroria Themelore në Gjakovë për KALLXO.com ka njoftuar për aksionin që rezultoi me tre persona të arrestuar, nën dyshime për marrje ryshfeti.

    Sipas Prokurorisë, pas pranimit të informatës, ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë edhe masat e fshehta hetimore.

    “Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore – Gjakovë, pas pranimit  të informatës se 3 (tre) të dyshuarit, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”marrja e ryshfetit’’, Neni 421 i KPRK-së, ka ndërmarrë veprime hetimore – duke zbatuar edhe masat të fshehta hetimore, ndaj të njëjtëve.” – sqaroi Prokuroria e Gjakovës.

    Kurse, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjakovës, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione.

    “Ndërsa, më 20.01.2025, me urdhëresë të Gjykatës Themelore – Gjakovë, është kryer bastisje në 3 (tri) lokacione të ndryshme dhe, me vendim  të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar: 3 (tre) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”marrja e ryshfetit’’, Neni 421 i KPRK-së.” – tha në mes të tjerash për KALLXO.com Drin Domi, zëdhënës në Prokurorinë në Gjakovë.

    https://kallxo.com/lajm/aksioni-i-krimeve-ekonomike-tre-te-arrestuar-ne-gjakove-per-marrje-ryshfeti/

  • Aksioni i Krimeve Ekonomike, tre të arrestuar në Gjakovë për marrje ryshfeti

    Tre të arrestuar nën dyshime për marrje ryshfeti dhe mbi 11 mijë euro të sekuestruara është bilanci i aksionit që Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e zhvilloi sot, më 20.01.2025, në rajonin e Gjakovës.

    Sipas Policisë, tre të dyshuarit në periudha të ndryshme kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarët e bizneseve të ndryshme. Andaj, me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale “marrja e ryshfetit’’ – Neni 421 i KPRK-së.

    “Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarrë veprime hetimore – duke zbatuar edhe masa të avancuara hetimore, gjatë së cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash, në disa raste të ndara. Si dhe, të mira materiale të ndryshme, pa pagesë nga pronarët e bizneseve të ndryshme në Komunën e Gjakovës.” – njoftoi Policia përmes një komunikate për media.

    Gjatë aksionit janë sekuestruar para të gatshme dhe dokumente të ndryshme personale.

    “Sot, më 20.01.2025, me urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë, në koordinim me Prokurorin përgjegjës të rastit, janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë), ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dëshmitë, si në vijim: para të gatshme 11600 euro, 4 telefona mobil, 1 IPOD, 1 pasaportë e Republikës se Shqipërisë, 1 letërnjoftim i Republikës së Shqipërisë.” – njoftoi mes të tjerash Policia.

    Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe më pas, me Aktvendim të Prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.