Ballina

Etiketë: prokurooria themelore në gjilan

  • Digjet posteri i kandidates për deputete nga një parti serbe

    Një poster i një kandidateje për deputete të një partie serbe është djegur mëngjesin e së shtunës më 26.01.2025, ndërsa rasti tashmë është duke u hetuar nga organet e rendit. 

    Kjo është ngjarja e dytë pas sulmit me koktej mollotovi ndaj një vetureje të një anëtareje të KQZ-së që u shënua në datë 25 janar në Ranillug, në ditën e 16-të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. 

    Kallxo.com mëson se kandidatja për deputete nuk është pjesë e Listës Serbe, ndërsa do të zhvillohen hetime edhe më tutje në lidhje me këtë ngjarje. 

    Në anën tjetër rasti i Ranillugut ende po vazhdon të trajtohet nga Policia në koordinim me Prokurorinë në Gjilan. 

    Deri më tani siç ka mësuar KALLXO.com, vetura e një anëtareje të Komisionit Qëndror Zgjedhor e komunitetit serb ka lajmëruar se vetura e saj e cila ishte parkuar vetëm pak metra larg shtëpisë, është djegur. 

    Me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur se dy shishe koktej molotovi janë përdorur për të djegur veturën e anëtares së KQZ-së. 

    KALLXO.com raportoi në lidhje me këtë ngjarje. 

    https://kallxo.com/lajm/vetura-e-kqz-se-sulmohet-me-koktej-mollotovi-ne-ranillug-prokurori-jep-detaje/?fbclid=IwY2xjawICVGVleHRuA2FlbQIxMQABHQ-SDPkYomzhxc5sjAE64uPZaBQ2W2JH2wIYpZPM1AQFN9yfI7cPFWFLvw_aem_8wcFq1LDX0UjI9uMj0Dtyw