Ballina

Etiketë: Prishtinë

  • Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 22.01.2025 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, ndërprerje të rrymës do të ketë vetëm në disa lokacione në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit.

    Prishtinë

    1.

    Nga NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J14 Bajqinë-Pollatë (kodi: 14000014) në dy termine nga ora 10:45 deri 11:00 dhe nga ora 14:45 deri 15:00

    Vendet: Buzëllap, Doberdol, Kërpymeh, Metehi, Repë, Pollat, Dvorisht, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Marincë, Bradash, Peran, Bajqinë, Murgull, Pakashticë e Poshm dhe rr,Vlora.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

    2.

    NS 220/35/10 kV Podujeva

    Nga Dalja 10kV J14 Bajqinë-Pollatë do të ndërprehet:

    TS 10/0.4 kV TS Zakutë 1 (kodi: 14000014166) nga ora 10:45  deri 15:00

    Vendet: Zakuta 1.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- punime në NS 10/0.4 kV Bajqinë te shkolla.

    3.

    NS 220/35/10 [kV] Podujeva

    Nga LP 10kV J22 Podujeva 5 do të ndërprehet:

    TS 10/0.4 kV TS Polonicat 1 (kodi: 14000005026)  nga ora 10:00 deri 14:30

    Vendet: Një pjesë te Polonica 1.

    Arsyeja:  Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllës 0,4kV.

    1.

    NS 220/35/10[kV] Podujevë

    Nga Dalja 10[kV] J11 Ballovci do të ndërprehet

    NS 10/0.4[kV] Syrkish 3 (kodi: 14000008189) prej orës 09:00 deri në ora 18:00

    Vendet: Një pjesë e rr. Ali Ajeti.Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave nën tension.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/35/10kV Vitia do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Gërmova (kodi: 61067003) prej orës 11:00 deri 15:00

    Vendet: Gërmovë, Gërmovë e Ulët, Sodovinë, Pompa Lindi, Mobilieria, Plastika, Remniku i ri, Goshice Kulla, Vërban si dhe BRRE EKO Energy.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- rritja e fuqisë së transformatorit nga 250kVA në 400kVA TS-045 Vërban Shavarinët.

    Dalja ka BRRE!

     

  • Prishtinë, arrestohen katër persona, konfiskohen rreth 25 kg drogë

    44-vjeçari me iniciale B.M., 46-vjeçari me iniciale L.K., 46-vjeçari tjetër me iniciale M.K. dhe 34-vjeçari me iniciale F.H. janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 25 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë.

    Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 27 paketime me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 25.2 kg, një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celularë dhe 350 euro.

    Organet e rendit njoftojnë se operacioni policor i koduar ‘Starti’, i zbatuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve Prishtinë, kanë goditur këtë grup kriminal trafikantësh.

    “‘Starti” ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive në terren dhe sot në koordinim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Policia bën të ditur se të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet – shitblerje e narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

    “Të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”- thuhet në njoftim.

    Foto: Policia e Kosovës

     

    Foto: Policia e Kosovës
  • Grabitje e armatosur në Prishtinë, të dyshuarit ishin të maskuar

    Një grabitje ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se rasti ka ndodhur më 21.01.2025, rreth orës 12:30.

    “Pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet se dy persona të dyshuar/maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash.” – deklaroi Ahmeti për KALLXO.com.

    Tutje, ajo shton se njëri nga të dyshuarit është arrestuar pak minuta pas raportimit të rastit.

    “Personi i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar.” – shton Ahmeti.

    Të dyshuarit e këtij rasti – sipas Policisë – dyshohet se janë të përfshirë edhe në një grabitje tjetër të datës 17.01.2025, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

  • Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për vjedhje në Prishtinë 

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua – shtetas të Maqedonisë së Veriut për një vjedhje që ka ndodhur, më 18.01.2025, në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë. 

    Sot, më 21.01.2025, Policia njofton se në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë palë syze dielli dhe një parfum. 

    Ndërkaq, pas intervistimit, Policia thotë se me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

  • 56-vjeçari arrestohet për kanosje – Policia i gjeti armën me 50 fishekë

    Një person i dyshuar për një rast të kanosjes është arrestuar nga Policia, të hënën, më 20.01.2025.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në një lokal në Çagllavicë.

    Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë.

    Personi i dyshuar është Y. S., 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    “Me vendimin e Prokurorit të shtetit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes prej 48 orësh, për veprat “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Aktualisht, hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 21.01.2025.