Ballina

Etiketë: Prishtinë

  • Prishtina aktualisht në vendin e tretë me ajrin më të ndotur në botë

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është aktualisht në vendin e tretë për ajrin më të ndotur në botë.

    Sipas faqes IQAir, që bën matjen e cilësisë së ajrit në nivel global, para Prishtinës me ajër më të ndotur janë vetëm Dhaka në Bangladesh dhe Lahore në Pakistan.

    Sipas të dhënave të kësaj faqe, indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) në Prishtinë aktualisht është 224, që është shumë i pashëndetshëm.

    Në top 10 vendet me cilësinë më të ndotur të ajrit hynë edhe Sarajeva në vendin e pestë, si dhe Shkupi në vendin e dhjetë.

    Ndërsa sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, indeksi është 218, që po ashtu llogaritet si shumë i pashëndetshëm.

    Sipas Ambasadës Amerikane, AQI nga 201 deri në 300 konsiderohet si cilësi shumë e pashëndetshme. Kjo, sipas tyre, do të shkaktonte alarm shëndetsor që do të thotë se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

     

  • Prishtinë, një vajzë raportohet e zhdukur që nga 28 dhjetori

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prishtinë ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia nga data 28.12.2024 dhe nuk është kthyer më.

    Policia ka iniciuar rast si “Person i zhdukur” dhe rasti sipas tyre, vazhdon të jetë nën hetime.

  • Prishtinë, një grua raporton se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 31.12.2024 një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici, se vajza e saj e mitur dyshohet se është dhunuar nga dy persona të panjohur.

    Policia e Kosovës ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.