Ballina

Etiketë: Policia e Kosoves

  • Fushë Kosovë, arrestohet një person për dhunim

    Policia e Kosovës njoftoi të shtunën, më 25.01.2025 se kanë arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “dhunim”.

    Sipas njoftimit, rasti kishte ndodhur më 23.12.2024.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet që kishte dhunuar viktimën femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Sipas viktimës, i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike. Viktima është dërguar për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.

  • Ambasada e Britanisë së Madhe i jep disa pajisje donacion Policisë Kufitare të Kosovës

    Departamenti për Kufi i Policisë së Kosovës ka pranuar një donacion nga Ambasada e Britanisë së Madhe më 24.01.2025.

    Donacioni përfshin pajisje për punë policore në terren.

    Sipas njoftimit të Policisë, donacioni i Ambasadës britanike përmbanë skaner, bateri dore, zmadhues të dokumenteve dhe të tjera.

    “Një pajisje e zbulimit (Skaner X-ray) në vlerë 37,749.00€, dy detektor për kontrabandë (Buster) në vlerë 4,963.75€, 68 bateri dore ndriquese, 75 zmadhues për dokumente, 280 copë bateri 1.5 volt për zmadhues të dokumenteve, dhe 100 zmadhues për dokumente” – është donacioni i Ambasadës britanike për Policinë e Kosovës.

    Departamenti për Kufi i Policisë i ka falënderuar përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe, e cila konsiderojnë se e ka mbështetur Policinë e Kosovës në vazhdimësi, duke siguruar pajisje elektronike të sofistikuara si dhe ka organizuar trajnime mbi përdorimin e këtyre pajisjeve.

    “Policia e Kosovës është mirënjohëse dhe falënderuese për trajnimet dhe donacionet e ofruara të cilat kanë ndikuar në rritjen e profesionalizmit dhe punës sa më efikase të Policisë së Kosovës” – thuhet në fund të njoftimit të PK-së, më 24.01.2025.

  • Voziti në kah të kundërt në autostradë, gjobitet me 500 euro dhe për 12 muaj i ndalohet drejtimi i automjeteve

    Policia e Kosovës e ka gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative dhe ia ka ndaluar drejtimin e automjetit për 12 muaj një të dyshuari.

    Sipas Policisë, i dyshuari e ka drejtuar mjetin në kahjen e kundërt në Autostradën “Arbën Xhaferi”. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

    Policia njofton se janë bazuar në një video-incizim të publikuar më 23.01.2025 në rrjete sociale, ku shihet automjeti duke qarkulluar në kahje të kundërt në Autostradën “Arben Xhaferi”.

    Pas kësaj, Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Policinë në Han të Elezit ka identifikuar shoferin.

    Foto: Policia e Kosovës, 24.01.2025
  • Rrahje në mes të miturve në Skenderaj, u përdor edhe thika

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, më 23.01.2025, ka arrestuar një person të mitur në Skenderaj, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy të mitur të tjerë.

    Sipas Policisë gjatë përleshjes është përdorur edhe një thikë, ndërsa lëndime trupore ka pësuar i dyshuari, si dhe viktimat, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të ndryshme të dhunës në familje në Kosovë.

    Sipas Policisë, në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Në Fushë Kosovë një person është arrestuar, për shkak se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    Në një rast tjetër në Prishtinë, një grua ka raportuar se personi me të cilin bashkëjeton e ka sulmuar fizikisht djalin e tyre të mitur dhe ka kanosur viktimën. I dyshuari – sipas Policisë – nuk është gjetur në shtëpi dhe i njëjti është në kërkim policor.

    Në Podujevë, një grua ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga burri i saj, i cili është në Burgun e Dubravës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.

    Në një rast në Gjilan një person është arrestuar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërsa në Mitrovicë të Veriut një grua ka njoftuar Policinë se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj. Për shkak të shqetësimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, sipas viktimës, gjendet në Serbi. Rasti vazhdon të jetë nën hetime.