Ballina

Etiketë: Policia e Kosoves

  • Dëmtohet xhami i dritares së Inspektoratit në Prizren nga një plumb – Policia arreston një të dyshuar

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi dyshohet se më 20.01.2025 ka shtënë me armë zjarri – duke dëmtuar xhamin e dritares së një zyreje të Inspektoratit Komunal në Prizren.

    Sipas Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, i cili kishte shtënë me armë.

    Rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar, si: “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

  • Policët sulmohen nga i dyshuari i cili ishte raportuar për dhunë psikike ndaj familjarëve

    Policia ka intervenuar dje, më 21.01.2025, në një rast të raportuar se një i dyshuar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij në Vushtrri.

    Dhe, me të arritur Njësiti policor në vendin e ngjarjes, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht Njësitin policor.

    Sipas Raportit policor, atyre iu janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarit, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti po trajtohet, si: “sulm ndaj personit zyrtar në detyrë dhe kanosje.”

  • Policia po heton një rast të shantazhit në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të shantazhit në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, një person, më 16.01.2025, ka raportuar në Polici, se derisa ishte në një lokal ka pranuar disa mesazhe me tekst.

    Sipas Policisë, i dyshuari i kishte kërkuar shumë të lartë të hollash, me qëllim të shitjes së këtij materiali.

    Me vendim të Prokurorit, rasti është iniciuar, si: “shantazh”.

  • Prishtinë – Një grua raporton se nën kërcënimin e armës dy persona i grabitën para

    Një grua në Prishtinë ka raportuar të martën, më 21.01.2025, se nën kërcënimin e armës dy persona i kanë grabitur një shumë të parave.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, tek i cili është gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale – lidhur me rastin.

    Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Aksident në Drenas, lëndohen tre policë

    Tre zyrtarë policorë janë lënduar pas një aksidenti që është regjistruar në mëngjesin e sotëm, më 22.01.2025, në Drenas.

    Policia kishte pranuar informacionin për aksidentin e trafikut, rreth orës 06:00.

    Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Njëra prej tyre – veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

    Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se tre persona janë lënduar në këtë aksident.

    Ajo shtoi se tashmë me rastin po merret edhe Njësiti i Trafikut Rajonal, për të zbardhur shkaqet që çuan deri tek aksidenti.