Ballina

Etiketë: Policia e Kosovës [PK]

  • Edhe pas ritenderimit të tretë, dështon tenderi për ushqim dhe pije për organizimet e Policisë së Kosovës

    Ndonëse u hap për herë të tretë, tenderi i cili e kishte të njëjtin qëllim, furnizimin me ushqim dhe pije për koktej për Policët e Kosovës, edhe kësaj here dështoi të finalizohet me Kontratë.

    Sipas njoftimit, arsyeja e anulimit të këtij aktiviteti të prokurimit ishte për shkak se të tre tenderët që u pranuan u vlerësuan të papërgjegjshëm dhe kanë tejkaluar në mënyrë substanciale vlerën e parashikuar të Autoritetit Kontraktues – Policia e Kosovës.

    njoftimin për Kontratë të publikuar më 19.12.2024, në platformën elektronike të prokurimit “E-prokurimi”, vlera e parashikuar e Kontratës ishte 52,099.24 euro. Me një kohëzgjatje të Kontratës – 36 muaj.

    Procedura e hapur e prokurimit ishte lloji i procedurës së përdorur në këtë aktivitet, ndërsa si kriter për dhënie të Kontratës ishte përcaktuar: çmimi më i ulët.

    Sipas paramasës janë planifikuar pije të ndryshme joalkoolike, ushqime, biskota dhe produkte të tjera me rastin e organizimit të koktejeve përgjatë tre vjetëve. Koktej për pensionimin e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, koktej për fundvit për Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm, koktej për Ceremonitë e Diplomimit të Gjeneratave të PK-së.

    Kujtojmë, se fatin e njëjtë pothuajse e pati edhe tenderi për pizhame dhe çorape për policët e Kosovës. Për blerjen e tyre ishte parashikuar të nënshkruhej Kontratë, në vlerë deri në 333 mijë euro. Me këtë tender ishin paraparë të bliheshin gjithsej 2,400 palë pizhame dimri për meshkuj, 39 mijë palë çorape, si dhe 17,200 palë të tjera pizhame dimri për meshkuj dhe femra.

    https://kallxo.com/lajm/blerja-e-pizhamave-dhe-corapeve-per-policet-e-kosoves-deshtoi-edhe-ne-ritenderim/

  • Blerja e pizhameve dhe çorapeve për policët e Kosovës dështoi edhe në ritenderim

    Pizhame dhe çorape për policët e Kosovës duket se ende nuk janë siguruar në këtë kohë të ftohtë dimri, edhe pse aktiviteti i prokurimit për këtë qëllim u ritenderua.

    Më datën 07.11.2024 në platformën elektronike për prokurim publik E-prokurimi, Policia e Kosovës si autoritet kontraktues publikoi njoftimin për Kontratë për Furnizim me pizhame dhe çorape për policët e Kosovës. Për këtë qëllim ishte parashikuar të nënshkruhej Kontratë, në vlerë deri në 333 mijë euro.

    Nëpërmjet këtij aktiviteti të prokurimit ishte planifikuar të bliheshin gjithsej 2,400 palë pizhame dimri për meshkuj, 39 mijë palë çorapë, si dhe 17,200 palë të tjera pizhame dimri për meshkuj dhe femra.

    Për këtë tender u përdor procedura e hapur e prokurimit, me kriter për dhënie të Kontratës – çmimi më i ulët.

    Bazuar në rëndësinë e këtij furnizimi, Policia e Kosovës si autoritet kontraktues shkurtoi afatin për pranimin e tenderëve.

    “Ky aktivitet është ritenderim dhe përmban furnizimin me artikuj, të cilët janë të nevojshëm për sezonin e dimrit për stafin policor (pizhame dhe çorape). Pasi që, edhe afati i parashikuar i liferimit është i gjatë, njësia kërkuese – Drejtoria e Logjistikës ka kërkuar të ritenderohet me afat të shkurtuar për arsye të rëndësisë së furnizimit.” – thuhet në arsyetimin e Policisë së Kosovës.

    Ky aktivitet i prokurimit nuk arriti të finalizohet me Kontratë, mungesa e ofertës së përgjegjshme doli të jetë arsyeja e anulimit të këtij tenderi.