Ballina

Etiketë: Policia

  • Zyrtari policor plagoset në një poligon qitjeje në rajonin e Gjilanit

    22:10 – Plagosja e policit, arrestohet instruktori i poligonit 

    Për rastin e plagosjes së një polici në rajonin e Gjilanit, është arrestuar edhe instruktori që punonte në poligon në momentin kur ndodhi incidenti.

    Këtë e ka konfirmuar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit.

    I dyshuar për plagosjen e zyrtarit policor në një poligon në Pasjak të Novobërdës, është një i mitur.

    Të miturit dyshohet se i ka shkrepur arma aksidentalisht me ç’rast ka plagosur zyrtarin policor.

    I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

    I plagosur ka mbetur zyrtari policor E.Sh i lindur në vitin 2003.

    Njësia Rajonale po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethojave të rastit i cili është cilësuar “Plagosje”. Polici i plagosur vazhdon të trajtohet në QKUK.

    21:18 – Plagosja e policit në poligon, Policia jep detajet 

    Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht rastin e plagosjes së një zyrtari policor në një poligon të qitjes në rajonin e Gjilanit.

    Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit tka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.

    “Ju njoftojmë se sot mv datën 26.01.2025 rreth ores 19:12 në fshatin Pasjak – Novobërdë në poligonin e gjuajtjes ‘Target’, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante. Nga hetimet e para mësohet se është plagosur zyrtari policor E. Sh. (2003) dhe i njëjti është transportuar për QKUK- Prishtinë” – deklaroi Hashani.

    Tutje Hashani thotë se deri tek rasti ka ardhur kur një personi që ishte në poligon me viktimën i shkrepet arma aksidentalisht.

    “I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore” – thotë Hashani.

    Njësia e hetimeve rajonale dhe Prokuroria po hetojnë rastin që të merren vesh të gjitha rrethanat e rastit.

    21:07 – Plagosja e zyrtarit policor – Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes

    Plagosja e zyrtarit policor në poligonin e qitjes në dalje të Gjilanit – Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes:

    20:54 – I mituri dyshohet për plagosjen e policit në një poligon qitjeje në Gjilan 

    KALLXO.com mëson se polici që ka mbetur i plagosur në një poligon qitjeje në Gjilan ka marrë plagë në zonën e nofullës.

    Policisë në vendin e ngjarjes i është bashkuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

    Në bazë të burimeve të KALLXO.com, i dyshuar për plagosjen e policit është një person i mitur.

    Prokuroria pritet që të ndjekë penalisht edhe instruktorin e poligonit, për shkak se dyshohet që nuk ka qëndruar afër personit që po gjuante me armë zjarri.

    Pritet që Prokuroria të ndalojë të miturin e dyshuar dhe instruktorin e poligonit.

     

    20:44 – Plagosja e policit në Gjilan, flasin nga Emergjenca e QKUK-së

    Dejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka konfirmuar për KALLXO.com se gjendja e policit që dyshohet se ka marrë plagë nga arma në Gjilan, është stabile.

    “Në gjendje stabile e kemi pranuar, është plagë me armë zjarri. Tani jemi dukë i bërë ekzaminimet e duhura” – ka deklaruar shkurtimisht Syla.

    20:41 – Dyshohet se i përfshirë në incidentin në Gjilan është edhe një i mitur 

    Në rastin e plagosjes që ka ndodhur në Pasjak të Gjilanit, dyshohet se i përfshirë është edhe një person i mitur.

    I mituri dyshohet se ka qenë i shoqëruar nga një person i moshës madhore.

    Në bazë të informatave të para që ka ekipi i KALLXO.com në vendin e ngjarjes, i mituri ka dashur të gjuajë, arma i është bllokuar dhe se kur instruktori i është afruar që t’i ndihmojë, i mituri ka ngrehur armën dhe dyshohet se ka qëlluar zyrtarin policor.

    20:37 – Plagosja e një zyrtari policor në Gjilan – Pamje nga vendi i ngjarjes

     

    20:21 – Dyshohet se një zyrtar policor ka marrë plagë nga arma e zjarrit në Gjilan 

    Një zyrtar policor dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit në një poligon privat në dalje të Gjilanit.
    Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë.

    I përfshirë në rast dyshohet të jetë edhe një qytetar.

    Arsyet që sollën plagosjen në Gjilan nuk dihen akoma.

    Ekipet e Policisë janë në vendin e ngjarjes derisa është lajmëruar edhe ekipi i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokuroria.
    KALLXO.com merr vesh se polici i cili ka mbetur i plagosur është graduar në gjeneratën e fundit të Policisë të cilët u diplomuan më 24.01.2025.

    20:18 – Vendi ku ka ndodhur incidenti me armë zjarri në Gjilan

     

    Një incident me armë zjarri ka ndodhur në një poligon në Gjilan.

    KALLXO.com merr vesh se janë njoftuar ekipet e Hetuesisë të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes.

    Ende nuk ka konfirmim për ndonjë të lënduar.

    Rasti dyshohet që ka ndodhur pak minuta para orës 20:00 të datës 26.01.2025.

    Ekipi i KALLXO.com është në vendin e ngjarjes.

    Lajm në zhvillim…

  • I gjendet marihuanë në shtëpi – arrestohet një person në Podujevë

    Në Podujevë janë sekuestruar substanca narkotike, në rrugën ‘Skënderbeu’.

    Sipas Policisë Rajonale të Prishtinës, më 26.01.2025 u arrestua një person në shtëpinë e të cilit u gjetën 132.89 gramë marihuanë dhe një peshore.

    Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse peshorja dhe substanca e dyshuar të jetë marihuanë janë sekuestruar.

    Marihuane, Podujeve, 26.01.2025, foto: PK

  • Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për 15 raste të vjedhjeve

    Është vetëdorëzuar në stacionin policor të Pejës i dyshuari Lirim Kurtaj, 27 vjeç, i shoqëruar me avokatin e tij mbrojtës.

    Ai ishte në arrati që nga 23 korriku i vitit të kaluar, ndërsa policia e kishte shpallur në kërkim më 7 gusht 2024.

    Më datё 24.01.2025 rreth orёs 15:08, ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor nё Pejё, se bashku me avokatin mbrojtёs i dyshuari Lirim Kurtaj, i dyshuar pёr veprën penale” Vjedhje e rёndё”, i cili ishte nё arrati qё nga data 23.07.2024, dhe me datё 07.08.2024 ishte shpallur nё kёrkim pёrmes ‘Kёrkesёs pёr Bashkëpunim’”- njofton Policia.
    “Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, gjatё kohёs sa ishtё nё arrati i dyshuari, kanё mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy (2) persona tё dyshuar ne qytetin e Fushёkosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё themelore ne Pejё”- thueht në njoftim.
    Tutje Policia bën të ditur se “Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi pesёmbёdhjetё (15) vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:
    Njё (1) Pistoletё Zoraki, njё (1) karikator dhe gjashtёmbёdhjetё (16) fishekё; Dyzetё (40) fishekё kal:8x57mm; Njё (1) Sprej OC; Njё (1) mjet i mpreht (thikё)”.
    “Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, Vjedhje e rёndё dhe Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.
    NJOFTIMI I PLOTË:
    Arrestohet personi i dyshuar i cili ishte nё kërkim për veprën penale “Vjedhje e rendë”
    Pejë, 25 janar 2025
    Me datё 24.01.2025 rreth orёs 15:08, ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor nё Pejё, se bashku me avokatin mbrojtёs i dyshuari Lirim Kurtaj, i dyshuar pёr veprën penale” Vjedhje e rёndё”, i cili ishte nё arrati qё nga data 23.07.2024, dhe me datё 07.08.2024 ishte shpallur nё kёrkim pёrmes “Kёrkesёs pёr Bashkëpunim”.
    Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, gjatё kohёs sa ishtё nё arrati i dyshuari, kanё mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy (2) persona tё dyshuar ne qytetin e Fushёkosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё themelore ne Pejё.
    Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi pesёmbёdhjetё (15) vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:
    • Njё (1) Pistoletё Zoraki, njё (1) karikator dhe gjashtёmbёdhjetё (16) fishekё
    • Dyzetё (40) fishekё kal:8x57mm
    • Njё (1) Sprej OC
    • Njё (1) mjet i mpreht (thikё)
    Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.
    Kërkesë për bashkëpunim
    Pejë, 07 gusht 2024
    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
    Personi i kërkuar është:
    • Lirim (Zymer) KURTAJ i lindur me 13.05.1998 nё Trestenik-Pejё.
    I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
    • “ Vjedhje e rёndё”
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    – E-mail adresa: info@kosovopolice.com
    All reactions:

    22

  • Dyshohet se vodhi 3 kg ari dhe 1 kg argjent në natën e vitit të ri në Prizren, arrestohet një person nga një fshat i Ferizajt

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nga fshati Greme të Ferizajt më 25.01.2025 nën dyshimin se ka vjedhur 3 kilogram ari dhe 1 kilogram argjend në vlerë të përgjithshme prej 168 mijë eurove.

    Sipas njoftimit, pas hetimeve ishte identifikuar i dyshuari me lokacion në fshatin Greme ku edhe janë sekuestruar disa prova.

    “Ankuesi Mashkull nga Prizren, pronar i një argjendari   me datë 13.01.2025 ka raportuar  se nga   persona të  dyshuar të  panjohur i është vjedhur ari  nga lokali – argjentari në Rr. “ Adem Jashari”  në Prizren, sipas ankuesit nga argjentaria ia janë stoli ari rrethe  3 kg dhe 1 kg argjendtë ne vlere totale rreth   168.000 euro” – thuhet në njoftim.

    “Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi-prova të shumta ndërlidhëse me rast të cilët dhe janë sekuestruar. Gjithashtu është sekuestruar edhe Automjeti me të cilin është kryer vepra penale si provë materiale” – thuhet në komunikatën e policisë.

    Me urdhër të Prokurorit të çështjes i dyshuari mbahet në ndalim 48 orë ndërsa rasti është nën hetim.

  • Ushtroi dhunë psikike ndaj gruas dhe vajzës, arrestohet një person në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të premten në Prishtinë, më 24.01.2025 pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj gruas së tij dhe vajzës.

    I njëjti, sipas forcave të rendit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, viktimave femra kosovare” – thuhet në raportin 24-orësh të policisë.