Ballina

Etiketë: Polica e Kosoves

  • Arrestohet e më pas lirohet, Arsenijeviqit i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor

    Politikani serb i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq, lider i partisë Demokracia Serbe është arrestuar e më pas është liruar nga Policia e Kosovës.

    Arsenijeviqit i është shqiptuar tiketë për moszbatim të urdhërit policor.

    Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar shefi i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza.

    “Po, është arrestuar. Është arrestuar për shkak të moszbatimit të urdhrit të policisë. Iu ka shqiptuar një tiketë, por është liruar më pas. Këtij i kanë thënë që kordonin e policisë nuk bën me kalu, ky e ka kaluar, pra nuk e ka zbatuar atë që i kanë thënë policia” – tha Fejza.

    Arsenijeviq ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të tij.

    Arsenijeviq në një postim gjatë ditës në rrjetin social Facebook ka pretenduar se një qytetar serb është lënduar fizikisht nga Policia e Kosovës në Leposaviq. Ai më pas ka protestuar në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

    Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

    Ai ka kërkuar hetim dhe transparencë të plotë në lidhje me rastin.

    “Kërkojmë nga institucionet relevante, sidomos Eulex, që urgjentisht të reagojnë, të kryejnë hetim të paanshëm, të ofrojnë ndihmë adekuate mjekësore për Vladimir Djordjeviq dhe të mundësohet transparencë e plotë në këtë rast. Gjithashtu apelojmë tek përgjegjësit që të parandalojnë fshehjen e fakteve dhe të sigurojnë drejtësi për të gjithë qytetarët që janë ekspozuar ndaj veprimeve të tilla”- ka shkruar ai në Facebook.

    Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano i cili është shprehur i shqetësuar me rastin.

    “Thellësisht i shqetësuar nga raportet shqetësuese në lidhje me keqtrajtimin e supozuar të një personi të arrestuar në Soqanicë. Edhe pse EULEX-i nuk është më i mandatuar për të kryer hetime, ne jemi të përkushtuar për rolin tonë të fuqishëm monitorues, duke bërë çdo përpjekje për të hedhur dritë mbi rastin”- ka thënë ai.

    https://kallxo.com/lajm/policia-speciale-ne-sheshin-e-mitrovices-se-veriut-arsenijeviq-proteston/

  • VIDEO – Zjarri në një kafene në Suharekë, lëndohet një person

    Një kafene është kapluar nga zjarri më 07.01.2024 në Suharekë dhe një person ka pësuar lëndime trupore.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi në një prononcim për KALLXO.com ka thënë, se reagimi policor ishte i menjëhershëm të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit që të lokalizojnë zjarrin.

    “Me datë 07/01/2025 rreth orës 16:19, përmes 112 policia në Suharekë, ka marrë informatë për një incident zjarri, në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, në kafenenë ‘Simple’. në Suharekë. Reagimi policor ishte i  menjëhershëm, po ashtu janë njoftuar zjarrfikësit te cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe kanë arritur qe ta lokalizojnë (shuajnë) zjarrin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ne lidhje me ketë rast”-ka thënë Gashi.

    Gashi thotë se në përpjekje për të shuar zjarrin një person ka pësuar lëndime trupore, i cili më pas ka marrë tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

    “Po ashtu është njoftuar Inspektori i punës dhe Eksperti i zjarreve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në përpjekje për të shuar zjarrin një person ka pësuar lëndime trupore, i cili ka marrë tretman mjekësor në QMF Suharekë”- është shprehur Gashi.

    Lidhur me rastin, Gashi thotë se është njoftuar prokurori i shtetit dhe në konsultim me të njëjtin rasti është iniciuar “Incident zjarri”.

    Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Suharekë, është duke i zhvilluar hetimet.

  • Aeroporti i Prishtinës, në valixhen e udhëtarit gjenden 50 fishekë

    Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar se në valixhen e një shtetasi kosovar janë gjetur 50 fishekë.

    Të dyshuarit i është sekuestruar municioni dhe, me vendim të Prokurorit, burri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt – thekson Policia e Kosovës.

    “Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në Raportin e Policisë.

    Rasti është raportuar rreth orës 11:50 më 05.01.2025, ndërsa Policia rastin e ka klasifikuar si “armëmbajtje pa leje”.