Në pikën kufitare në Merdarë janë duke vazhduar kolonat dhe pritjet e gjata për të dalë nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht pritjet për të dalë nga Kosova nga Merdara janë nga 200 deri në 220 minuta. Kolona, sipas këtyre të dhënave, është rreth 3 kilometra e gjatë.
Kurse në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë rreth 180 minuta dhe kolona është e gjatë rreth 1 kilometër. Në Jarinje pritjet janë deri në 60 minuta, kurse në Mutivodë deri në 150 minuta.
Për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje të pikës kufitare në Merdarë, dje me 04.01.2025 Policia e Kosovës ka inkurajuar qytetarët që të përdorin edhe pikat e tjera kufitare për qarkullim.
Në kohë reale gjatësinë e kolonave dhe orët e pritjes mund t’i përcillni KËTU.
https://kallxo.com/lajm/pritjet-e-gjata-ne-merdare-policia-ben-thirrje-qe-te-shfrytezohen-pikat-e-tjera-kufitare-per-te-dale-nga-kosova/