Ballina

Etiketë: ngrica

  • Moti për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, më 23.01.2025, moti do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell.

    IHMK njofton se në mëngjes ka kushte për mjegull dhe ngrica.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6°C deri në 8°C.

  • Moti për sot

    Mbi vendin tonë të premten, më 17.01.2025, do të mbajë mot i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës.

    “Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.” – njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius.

    IHMK rekomandon kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

  • Parashikimi i motit

    Në Kosovë, sot (02.01.2025) parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

    Gatë mëngjesit do të ketë ngrica dhe mjegull.

    Instituti Hidrometeorologjik njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -2, ndërsa ato maksimalet nga 5 deri në 8 gradë celsius.

    Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.