Një plagosje aksidentale është raportuar në Rugovë të Pejës.
Policia ka njoftuar se rasti është regjistruar në orët e para të datës 06.01.2025.
Sipas raportit ditor të policisë, dyshohet se plagosja ishte aksidentale me armë zjarri dhe një person ka marrë plagë.
Viktima në këtë rast pas ngjarjes është dërguar në spital dhe në bazë të deklaratave të mjekëve, I njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar në Pejë.
I dyshuari për plagosjen është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.