Ballina

Etiketë: kanosje

  • Raportoi se është kanosur – Policia arreston viktimën pasi i gjeti armë zjarri 

    Një burrë është kanosur me armë nga një i panjohur, derisa tre persona të tjerë i kanë dëmtuar veturën me mjete të forta – raporton Policia. 

    Rasti raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj, të hënën pak para mesnate, më 20.01.2025. 

    Ndërkaq, për këtë rast, Policia thotë se viktima ka pranuar se posedon një armë zjarri, me ç’rast i është konfiskuar bashkë me një fishekë.

    “Me vendim të Prokurorit, i njëjti arrestohet si i dyshuar dhe dërgohet në mbajtje për armëmbajtje pa leje.” – njofton Policia.

  • Kanoset një person zyrtar në Dragash

    Një person zyrtar ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar dhe kanosur nga një burrë tjetër. 

    Rasti raportohet të ketë ndodhur në Dragash, të hënën, më 20.01.2025. 

    Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje – thuhet në Raportin policor të datës 21.01.2025. 

     

  • 56-vjeçari arrestohet për kanosje – Policia i gjeti armën me 50 fishekë

    Një person i dyshuar për një rast të kanosjes është arrestuar nga Policia, të hënën, më 20.01.2025.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në një lokal në Çagllavicë.

    Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë.

    Personi i dyshuar është Y. S., 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    “Me vendimin e Prokurorit të shtetit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes prej 48 orësh, për veprat “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Aktualisht, hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 21.01.2025.

  • Mosmarrëveshje për pronë, kërcënohet një person në Lipjan

    Një mosmarrëveshje për një kontest pronësor ka kaluar në vepër penale pasi dyshohet se pati kërcënime.

    Ngjarja e regjistruar në Janjevë të Lipjanit më 18.01.2025 tashmë është duke u trajtuar nga policia dhe duke u hetuar për kanosje.

    Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se kërcënoi viktimën për problemin me pronën.

    Për ngjarjen u njoftua edhe prokurori kujdestar.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Kanosen punëtorët e KEDS-it në Zveçan, kapet i dyshuari

    Policia e Kosovës ka njoftuar se disa punëtorë të Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) janë kanosur nga një i dyshuar në Zveçan.

    Sipas Policisë, më 15.01.2025, dyshohet se punëtorë të KEDS-it janë kanosur nga një person, derisa kanë qenë duke montuar disa njehsorë në fshatin Lipë të Zveçanit.

    I dyshuari është shoqëruar në Stacion Policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt – thekson Policia.

    Rasti po trajtohet si “kanosje”.