Ballina

Etiketë: itali

  • Surprizojeni të dashurën me ofertën speciale nga Kompania Shpejtimi!

    A kërkoni një mënyrë unike për të shprehur dashurinë tuaj? Çfarë mund të jetë më romantike, sesa një udhëtim në Itali? Kompania Turistike Shpejtimi sjell ofertën e veçantë, ku ju mund të surprizoni të dashurën tuaj me një udhëtim të paharrueshëm, në tre nga qytetet më të bukura të Italisë: Venecia, Milano dhe Verona.

    Për vetëm 169€ për person, ju do të shijoni një udhëtim treditor, dynetësh, ku do të eksploroni kanalet romantike të Venecias, do të admironi arkitekturën gotike të Milanos dhe do të ndieni magjinë e qytetit të Romeos dhe Xhulietës.

    Çfarë përfshihet në këtë ofertë speciale:

    • Transport komod: udhëtim me autobus të kompanisë Shpejtimi.
    • Akomodimi: dy netë në një hotel komod, me mëngjes të përfshirë.
    • Vizitat: eksploroni Venecian, Milanon dhe Veronën – sipas një itinerari të planifikuar.

    Agjenda:

    • Dita e parë: nisje për në Venecia, vizitë në qytet, kohë e lirë për drekë dhe akomodim në hotel.
    • Dita e dytë: vizitë në Milano – përfshirë Duomo-n dhe galeri të tjera të famshme. Kthim në hotel.
    • Dita e tretë: vizitë në Verona, me fokus në Arenën dhe shtëpinë e Xhulietës. Kthim në Kosovë.

    Pse të zgjedhësh këtë udhëtim:

    • Romantik dhe i paharrueshëm: Një dhuratë e përsosur për çiftet.
    • Praktik dhe i organizuar: Të gjitha detajet e udhëtimit janë të përfshira në çmim.
    • Çmim i volitshëm: Një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar Italinë – pa shpenzuar shumë.

    Mos humbisni këtë ofertë të veçantë! Rezervo vendin tënd tani për datat 14-17 shkurt 2025.

    Detajet e tjera të ofertës mund t’i gjeni këtu!

    Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit, në:

    http://www.shpejtimi.net/ ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 49 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 48 184-195 (Viber, WhatsApp) dhe +383 45 184-195 (Viber, WhatsApp).

    Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë Shpejtimi në Prishtinë, bulevardi “Bill Klinton” – Dardani (038 610 081); në Suharekë, Stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren, në hyrje të Stacionit të autobusëve (029 225 055).

  • Operacioni në Shqipëri e Itali, goditet një grup i trafikut të kokainës

    Një hetim i përbashkët i Prokurorisë së Brescia-s në Itali dhe Prokurorisë së Posaçme shqiptare, çoi në goditjen e një grupi që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Itali dhe shtete të tjera të Europës qendrore. Operacioni për ekzekutimin e 12 urdhërave të arrestit dhe 8 masava të tjera të sigurisë u realizua gjatë të martës nga policitë e të dy vendeve. Në Shqipëri u arrestuan 5 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Një tjetër arrestim u realizua nga policia spanjolle.

    Në krye të grupit ishin dy vëllezër shqiptarë, të cilat konsiderohen pjesë e organizatës kriminale së drejtuar nga vëllezërit Çela, personazhe të njohur të botës së krimit, nga Elbasani. Ata mendohet se drejtonin të gjitha operacionet që nga importi i kokainës, te shpërndarja e saj dhe mbledhja e të ardhurave të cilat përfundonin më pas në Shqipëri.

    Hetimet, mësohet të kenë nisur, në gjysmën e dytë të vitit 2020, pasi u zbulua një rrjet i shpërndarjes së kokainës, në disa lokale të zonës Lago di Garda në Itali. Ato u zhvilluan nën kujdesin e EUROJUST, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Brescia-s dhe SPAK-ut.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme “pas identifikimit të furnizuesve të kokainës, mbi bazën e hetimeve, është rindërtuar organigrama e organizatës italo-shqiptare që merrej me importin e sasive të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut. Dy vëllezërit shqiptarë, jepnin udhëzime një grupi të besuar në zonën e Brescia-s dhe provinca të tjera të Italisë së Veriut, ku kryenin nje veprimtari të shtrirë të importit dhe shitjes të lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë”. Sipas Prokurorisë shqiptare “kjo organizatë ka mundësuar të gjitha fazat e trafikut, nga magazinimi, shpërndarja dhe mbledhja e përfitimeve, të cilat më pas i dorëzoheshin drejtuesve të organizatës në Shqipëri, përmes një sistemi të kolauduar, duke shfrytëzuar shoferët e autobuzëve të linjës Brescia – Elbasan”.

    Anëtarët e organizatës kanë përdorur telefona të “kriptuar”. Ka qenë analiza e bisedave mes tyre që ka zbuluar përfshirjen e tyre në trafikun e qindra kilogramëve lëndë narkotike, kryesisht kokainë. “Hetimet kanë konfirmuar faktin se drejtuesit e kësaj organizate, për të realizuar marrëveshjet me furnizuesit kanë udhëtuar sistematikisht në Kolumbi, Ekuador dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, ku ndodhen disa prej trafikantëve shqiptarë”, bën të ditur Prokuroria e Posaçme./ VOA