Ballina

Etiketë: ihmk

  • Parashikimi i motit për vikendin e parë të muajit shkurt

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar se vikendi i parë i muajit shkurt do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me periudha me diell.

    Sipas njoftimit të Institutit, të shtunën më 01.02.2025 temperaturat minimale do të variojnë nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7°C deri në 12°C. 

    “Era do të fryjë nga juglindja me intensitet të lehtë deri mesatar” – thuhet në njoftimin e IHMK-së, më 31.01.2025.

    Ndërsa, të dielën, më 02.02.2025, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C. 

    “Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s” – ka njoftuar Insituti.

  • Moti për sot

    Mbi vendin tonë sot, më 30.01.2025, pritet të mbajë mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Vende-vende do të jetë me vranësira, të cilat mund të sjellin riga shiu.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 12°C.

    Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-4 m/s.

  • Moti për sot

    Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara të hënën, më 27.01.2025. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes paraqiten kushte për mjegull.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 12°C deri në 15°C .

    “Do të fryjë erë e lehë nga jugperëndimi.” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 27.01.2025.

    Gjatë kësaj jave pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave në të dy vlerat ekstreme – duke sjellë një mot më të ngrohtë në krahasim me javën që lamë pas.

    Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull në shumë zona, veçanërisht në ultësira dhe vise urbane – gjë që mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit.

    Cilësia e ajrit parashikohet të jetë e dobët, përveç ditës së mërkurë, më 29.01.2025, ku parashihen riga shiu dhe qarkullim i mirë i ajrit – duke u ndikuar nga qëndrimi i grimcave të ndotjes në atmosferë për shkak të kushteve të qeta meteorologjike.

    Për këtë arsye, IHMK rekomandon që personat me probleme të frymëmarrjes, fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike të kufizojnë daljet gjatë orëve me mjegull dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm në zonat urbane.

  • Ngrohtë por me mjegull – parashikimi i motit për javën që vjen

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh se gjatë javës që vjen (27-31.01.2025) pritet të rriten temperaturat në vend.

    Kushte për mjegull pritet të ketë në mëngjes, gjë e cila sipas IHMK-së mund të ndikojë në cilësinë e ajrit por që moti në përgjithësi do jetë më i ngrohtë se këtë javë.

    Cilësia e ajrit, përveç të mërkurën, pritet të jetë e dobët. Për këtë arsye IHMK rekomandon që personat me probleme të frymëmarrjet, fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike të kufizojnë daljet gjaë orëve me mjegull dhe të shmangin zonat urbane.

    Të hënën pritet mot me diell e vranësira të shpërndara dhe me temperatura minimale mes -1 dhe 1 gradë Celsius kurse maksimalet mes 12 dhe 15.

    Të martën pritet po ashtu me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale mes 0 dhe 3 gradë Celsius kurse me ato maksimale mes 13 dhe 16.

    E mërkurja pritet të jetë me shi dhe vranësira e me temperatura minimale 3 deri në 5 gradë Celsius dhe me maksimale 9 deri në 11.

    Mot i vranët pritet të enjten dhe me intervle të shkurtëra me diell. Minimalet priten mes 2 dhe 4 gradë Celsius kurse temperaturat maksimale mes 10 dhe 12.

    Vranësirat dhe periudhat e shkurtëra me diell priten edhe të premten. Në mëngjes parashihet të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius kurse maksimalet nga 10 në 12.

  • Parashikimi i motit

    Moti parashikohet që sot, 26.01.2025, të jetë me vranesira të shpërndara dhe me intervale me diell.

    Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1°C dhe 3C°.

    Ndërsa maksimalet e ditës do tëlëvizin ndërmjet 7°C dhe 11°C. Era do të fryjë ngajugperendimi me shpejtësi 1-2m/s.