Ballina

Etiketë: ibas

  • IBAS, lider i rritjes dhe inovacionit në sektorin financiar të Kosovës

    Me një rritje mesatare prej 138.74% gjatë tre vjetëve të fundit, IBAS po shndërrohet në një histori suksesi jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej kufijve të saj. Krahasuar me institucionet financiare globale si Revolut (86.6%), Monzo (132.1%), Starling (78.25%), N26 (36.5%) dhe Klarna (29.75%), IBAS ka arritur një ritëm rritjeje që tejkalon dukshëm institucionet e ngjashme të Zonës Ekonomike Evropiane – pavarësisht sfidave të tregut lokal.

    Nëse rritja do të krahasohej për periudhën 2022-2023, mesatarja e IBAS do të ishte edhe më e lartë, përkatësisht 184.26% – duke dëshmuar fuqinë dhe përkushtimin e saj për zhvillim.

    Inovacion dhe kujdes për klientët

    IBAS është e përkushtuar të ofrojë produkte dhe shërbime që adresojnë nevojat e përditshme të klientëve të saj. Ndër shërbimet kryesore përfshihen:

    Kuletë elektronike: Mundësi për të poseduar IBAN të Kosovës dhe IBAN të Anglisë, që mundëson integrimin me SEPA (Zonën e Vetme të Pagesave në Zonën Ekonomike Evropiane), pa pagesë mirëmbajtjeje.

    Kredi për pagesa: Financim i shpejtë vetëm me nënshkrim elektronik dhe me afat kthimi deri në 12 muaj.

    Bli Tani dhe Paguaj më Vonë (BNPL): Të gjithë klientët e IBAS me histori të mirë kreditore përfitojnë automatikisht 500, 750 ose 1,000 euro, pa interes deri në tre (3) muaj.

    Kujdes për mirëqenie financiare dhe shëndetësore: Përmes llogarisë INTEGRA | Kujdesi familjar, mbajtësit të IBAS u ofrohen tre transfere falas nga Evropa çdo muaj, pavarësisht shumës së transferit, si dhe sigurim shëndetësor spitalor deri në 25,000 euro.

    Dërgesa të parave në derë të shtëpisë: Një mundësi unike në tregun e Kosovës që klientët të pranojnë paratë në shtëpi, pa nevojën për të bredhur rrugëve apo përdorur kioska të vjetruara. Nga mbi 5,000 banka të Zonës Ekonomike Evropiane e deri në derë të shtëpisë, kudo në Kosovë ēshtë konteksti tjetër përmes së cilit IBAS ju kursen kohën dhe paratë.

    Këshillime për investime: Studim, analizë dhe përpilim i planit të investimeve për klientët që dëshirojnë dhe kanë mundësi të investojnë në instrumente financiare, si aksione apo obligacione në tregje financiare të rregulluara dhe të mbikëqyrura.

    Përkushtim për përmirësim të vazhdueshëm

    Rritja e jashtëzakonshme nuk është fundi i qëllimit tonë. Çdo ditë, ekipi i IBAS punon për të përmirësuar proceset dhe për të ofruar shërbime të reja që përmbushin kërkesat e klientëve tanë.

    Drejt një të ardhmeje më të ndritur

    IBAS mbetet sinonim i inovacionit dhe përkushtimit ndaj klientëve. Dinamika e saj e rritjes dhe qasja e orientuar drejt zgjidhjeve e vendosin IBAS si lider të transformimit financiar në Kosovë dhe një partner të besueshëm për të gjithë klientët.

    Na u bashko përmes kësaj vegëze https://ibas.world/join-ibas/ dhe bëhu pjesë e krijimit të historisë së suksesit dhe inovacionit financiar në Kosovë.

     

     

     

  • IBAS njofton për rritje prej mbi 138 për qind të të hyrave

    Institucioni financiar për procesim të pagesave – IBAS ka njoftuar se pas tre vjetësh pune kanë rritje prej 138.73% të të ardhurave.

    Sipas tyre, rritja konfirmon modelin inovativ të biznesit dhe partimet e menaxhimit.

    Rritja e të ardhurave mesatare, sipas tyre shton entuziazmin për të ardhmen.

    “Teksa hyjmë në vitin 2025, jemi më të vendosur se kurrë për të arritur maja të reja dhe për të vazhduar ofrimin e vlerës së jashtëzakonshme për klientët dhe partnerët tanë” – thuhet tutje në njoftimin e IBAS.

    Kjo kompani ka falënderuar ekipin dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit.

    IBAS është i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për emetimin e parasë, dhënien e kredive dhe transfere parashë.
  • Kudo, nga kudo!

    IBAS është institucioni financiar me zgjidhjet më atraktive dhe më konkurruese për pagesat digjitale. Një prej mundësive të fundit që IBAS ka sjellur është dërgesa e parave deri në derë të shtëpisë. Koha kur pranuesi i parave duhej ta vizitojë një kioskë të vogël, ku, jo rrallëherë, në mesin e shërbimeve financiare ofrohet servisim i celularëve, parfema të kopjuar e deri në produkte tekstili, me IBAS, i përket të kaluarës. Si institucioni i vetëm që ofron një shërbim të tillë, IBAS ka tejkaluar normën referente nga 200 pika, në 350,000+ lokacione. Po, po, IBAS u dërgon paratë, në çdo cep të Kosovës. Mjafton të keni një llogari pagesash në IBAS dhe të posedoni fonde për t’i tërhequr në derë të shtëpisë – për të tjerat kujdeset IBAS, me partnerët e autorizuar. Llogaria në IBAS mund të hapet nga distanca, duke shkarkuar aplikacionin nga https://ibas.world/join-ibas/.

    Në llogarinë tuaj në IBAS mund të pranoni para nga kudo në Botë dhe IBAS ua sjell kudo në Kosovë.

    Pranimi i parave nga Zona Ekonomike Evropiane – IBAS është institucioni i vetëm, i themeluar jashtë Bashkimit Europian, por që ka qasje në SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Europë). IBAS u ofron klientëve të vet IBAN (llogari bankare) britanez me qasje në SEPA – pa pagesë të hapjes dhe pa pagesë të mirëmbajtjes.

    Pranimi i parave nga Visa ose Mastercard – IBAS është institucioni i vetëm që iu mundëson pranimin e parave përmes vegzës së pagesës (Payment link), për dërgues që dëshiron të kryejë transferin përmes Visa ose Mastercard nga kudo në botë.

    Pranimi i parave nga PayPal (Europe), Stripe, AirBNB, Wise, Revolut, Payoneer etj. – IBAS është i vetmi institucion financiar që mundëson pranimin e pagesave PA TARIFË, për të gjithë përdoruesit individual që posedojnë llogari PLOT, PREMIUM dhe INTEGRA – nga të gjitha platformat e mësipërme. Për më tepër, për klientët që plotësojnë kushtet, IBAS ofron Kredi për pagesa, PA INTERES, deri në 3 muaj. Dhe, jo vetëm – Për klientët e llogarisë INTEGRA ofron edhe sigurim shëndetësor deri në 25,000 euro, PA PAGESË.

    IBAS, shoku yt, që ta çelë çdo derë, me e pa kartelë!

    Na kontaktoni përmes uebfaqes, adresës elektronike, telefonit fiks apo rrjeteve sociale për të mësuar më shumë rreth gjithçkaje që ofrojmë!