Ballina

Etiketë: Durrës

  • Përfitoni nga oferta speciale, bëhuni me banesë ekskluzive në bregdetin shqiptar

    Oferta ekskluzive nga kompania Bonita ju ofron mundësinë e jashtëzakoshme që të bëheni pronar të banesave  në bregdetin shqiptar.

    “Bonita Konstruksion” është duke realizuar tre projekte madhore në zonën e Golemit dhe Qerretit – duke sjellë një standard të ri në ndërtimet rezidenciale dhe turistike.

    ? Kompleksi “Viena” – I pozicionuar në zemër të Golemit. Ky kompleks ofron një mundësi të shkëlqyer investimi në turizëm. Apartamentet me dizajn modern dhe afërsia me bregdetin e bëjnë atë ideal për jetesë dhe përfitim financiar nga qiradhënia.

    ? Kompleksi “Bonita Luxury” – Një destinacion luksoz afër detit. Ky kompleks përfshin jo vetëm apartamente me pamje të mrekullueshme, por edhe një AQUA PARK dhe hapësira rekreative për një përvojë unike jetese.

    ? Kompleksi “Bonita Qerret” – Ndodhet në zonën ekskluzive të Qerretit dhe ofron 500 apartamente premium. Cilësia e ndërtimit dhe qetësia e zonës e bëjnë këtë kompleks ideal, për ata që kërkojnë një ambient elegant dhe të rehatshëm për të jetuar ose investuar.

    MUNDËSI FLEKSIBILE PAGUESE

    “Bonita Konstruksion” ofron një skemë financimi të përshtatur për blerësit – duke mundësuar pagesën me këste. Ju mund të bëheni pronar i apartamentit tuaj duke filluar me një pagesë fillestare prej vetëm 40% të vlerës, ndërsa për klientët që kryejnë pagesën e plotë në avancë, ofrohen kushte dhe avantazhe të veçanta.

    INVESTIM ME KTHIM TË GARANTUAR

    Nëpërmjet shërbimit të qiradhënies, ju mund ta ktheni apartamentin tuaj në një burim të ardhurash pasive. Hoteli “Bonita”, i cili do të operojë brenda kompleksit, do të menaxhojë qiradhënien e apartamenteve për pushuesit, duke ju siguruar një kthim të shpejtë të investimit.

    PERSONALIZIM SIPAS NEVOJAVE TUAJA

    Apartamentet në kompleksin “Bonita” ofrojnë fleksibilitet të lartë për përshtatjen e hapësirave. Klientët mund të zgjedhin konfigurimin e brendshëm të apartamentit – duke ndryshuar madhësinë e dhomave dhe duke zgjedhur materialet më të përshtatshme për stilin e tyre të jetesës.

    KONTAKTONI ME NE

    Për më shumë informacione ose për të vizituar vendndodhjen e projekteve tona:
    ? +355 69 238 6456 (Thirrje direkte & WhatsApp)
    ? Vizitoni Zyrën tonë të shitjeve ose projektet tona të ndërtuara tashmë, ku qindra klientë kanë gjetur shtëpinë e tyre të ëndrrave!

    Investoni sot në një të ardhme më të sigurt me “Bonita Konstruksion”!

     

  • Policia e Shqipërisë sekuestron 400 mijë litra naftë të kontrabanduar në Durrës – VIDEO

    Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 400 mijë litra naftë dhe një anije, ku ishte e fshehur kjo sasi, në Durrës.

    Sipas tyre, nafta vinte nga Tunizia dhe është gjetur në balastrat e anijes, të cilat shërbejnë për balancimin e mjetit dhe kishte për qëllim kontrabandimin. 

    Për këtë rast njoftohet se janë arrestuar gjashtë persona dhe se janë në hetim pesë të tjerë, prej tyre disa shqiptarë, sirianë dhe egjiptianë, të cilët ishin pjesëtarë të ekuipazhit të anijes. 

    Ndërsa, dy organizatorët e dyshuar, J. K. 31 vjeç dhe S. S. 32 vjeç, Policia thotë se janë shpallur në kërkim.

    Policia e Shqipërisë thotë se kjo është realizuar gjatë një operacioni të quajtur “Ari i zi”, ndërsa dje, më 13.01.2025, gjatë po të njëjtit operacion, ata njoftojnë se kanë sekuestruar edhe 670 mijë litra naftë të kontrabanduar. Si dhe, janë identifikuar 10 persona të përfshirë në këtë rast. 

    “Në vijim të veprimeve policore, me qëllim goditjen e rasteve të kontrabandimit të sasive shumë të mëdha të naftës, nga Tunizia, me anije, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP – Durrës, Antikontrabanda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP – Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPPSh-së, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit – Durrës, Guardia di Finanza – Durrës, si dhe Dega e Doganës – Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Ari i zi 2.” – thuhet në njoftimin e datës 14.01.2025.

    Tutje, thuhet se gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit sirianë M. S., 56 vjeç, kapiten i anijes; W. B., 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë; H. B., 47 vjeç, shef i inxhinierëve; S. Sh., 25 vjeç, shef i Ofiçinës; F. I., 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës; si dhe, shtetasi shqiptar N. M., 34 vjeç, oficer i parë i anijes. 

    Policia e Shqipërisë njofton se gjatë këtij operacioni janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pesë pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit të anijes e të cilët, sipas tyre, ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit. 

    “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftim. 

     

  • Dyshohet se ishte bashkëpunëtor në një vjedhje, arrestohet 36 vjeçari në Durrës

    36 vjeçari me iniciale A.H është arrestuar nga Policia e Shtetit nën dyshimin se ka qenë bashkëpunëtor për vjedhjen e një shumë parash dhe bizhuterish, në një banesë, duke përdorur kopje të çelësit të derës.

    Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim më datë 14.09.2024, në lidhje me vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish, në një banesë në lagjen nr.18, Durrës.

    Policia e Shtetit njofton se për këtë rast të vjedhjes ishin arrestuar dy persona. Sanitarja në këtë banesë, 33 vjeçarja dyshohet se ka siguruar kopje të çelësit të derës dhe ua ka dhënë 42-vjeçarit dhe 36-vjeçarit (vëllezër), të cilët dyshohet se më pas kanë kryer vjedhjen.

    “Gjithashtu, në shtator, shërbimet e Policisë kanë gjetur në banesën e 42-vjeçarit dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes”- bënë të ditur Policia e Shtetit.

    Sipas këtyre të fundit, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.