Ballina

Etiketë: Donald Trump

  • 10 të plagosur si pasojë e të shtënave me armë pranë një klubi privat në Nju Jork

    10 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Kuins të Nju Jorkut, mbrëmjen e parë të vitit të ri, njoftoi policia e Nju Jorkut të enjten (02.01.2025) në mëngjes.

    Ngjarja ndodhi jashtë një klubi privat të mërkurën (01.01.2025) vonë. Të plagosurit, 6 gra dhe 4 burra, janë jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia.

    Autoritetet thanë se 3 ose 4 burra hapën zjarr ndaj turmës jashtë klubit privat.

    Dëshmitarët shprehën tronditjen e tyre duke përdorur mediat sociale ndërsa shpërndanë fotografi të momentit të mbërritjes në vendngjarje të punonjësve të rendit.

    Policia përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist.

    Ngjarja u regjistrua disa orë pas dy akteve të tjera të dhunës në Shtetet e Bashkuara.

    Në Nju Orlins një kamionçinë mori përpara turmën e njerëzve që po festonin Vitin e Ri duke vrarë 15 persona ndërsa në Las Vegas një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një makine Tesla jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump./VoA

  • Trump paralajmëron dëbime masive nga SHBA

    Donald Trump dëshiron që menjëherë pas marrjes së postit të presidentit të fillojë fushatën më të madhe të deportimit të migrantëve ilegalë.

    Ekspertët paralajmërojnë nga rreziqet dhe kostot e larta.

    “Më shumë se 88 miliardë dollarë kosto në vit”

    Këshilli Amerikan i Emigracionit, një organizatë e specializuar për këtë çështje, vlerëson se dëbimi i miliona njerëzve çdo vit do të kushtonte më shumë se 88 miliardë dollarë. Për më tepër, rreth pesë për qind e punëtorëve në SHBA thuhet se janë emigrantë pa dokumenta.

    Vlerësohet se ata kanë paguar rreth 100 miliardë dollarë taksa në vitin 2022. Këta janë njerëz që punojnë në fabrikat e mishit, në bujqësi, kuzhinierë, kamerierë, kujdestarë të fëmijëve, shoferë taksie, korrierë që shpërndajnë dërgesat postare.

    “Pa këta persona ekonomia amerikane do të ndalej”, thotë Benitez.

    “Nuk do të na ndalojnë”

    Politikanët demokratë po i kërkojnë presidentit Joe Biden të krijojë pengesa para përfundimit të mandatit të tij për planet e Trampit për dëbime. Kalifornia dhe shtete të tjera të udhëhequra nga demokratët, si dhe qytete të mëdha dhe të vogla si Los Angeles dhe Maryland, kanë njoftuar se do të kundërshtojnë planet e Trumpit

    Protesta nuk drejtohet kundër dëbimit të kriminelëve të dhunshëm, por kundër dëbimit që kërcënon të tjerët. I emëruari i Patrullës Kufitare Homan tha në Fox News: “Ne do të zbatojmë ligjin dhe ata nuk do të na ndalojnë.”

    Dëbimet janë të zakonshme në SHBA. Barack Obama, për shembull, u quajt “kryedeportuesi” nga kritikët. Gjatë tetë viteve të tij si president, ai dëboi rreth tre milionë emigrantë të paligjshëm. Por Trump synon përmasa të tjera. Ndërsa njerëzit kanë frikë se ai mund të anashkalojë ligjin.

    “Ne jemi të përgatitur”, thotë profesori dhe avokati Benitez. Dhe shton: “Do të kemi sukses, sepse jemi në anën e duhur të historisë”. dw.com