Ballina

Etiketë: dhunim

  • Dyshohet se u dhunuan seksualisht nga një familjar i tyre sa ishin të mitura, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

    Dy vajza kanë raportuar në Policinë e Kosovës, më 21.01.2025, se janë dhunuar seksualisht nga një familjar i tyre gjatë periudhës 2012-2019.

    Prokuroria në Ferizaj e ka konfirmuar për KALLXO.com se në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale, viktimat kanë qenë të moshës së mitur.

    I dyshuari për kryerjen e dhunimit është arrestuar disa ditë më vonë, më 29.01.2025. Me vendim të Prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

    KALLXO.com mëson se viktimat janë familjare mes vete dhe po ashtu kanë lidhje familjare me të dyshuarin.

    Po ashtu, KALLXO.com mëson se i dyshuari është mbrojtur në heshtje para Policisë së Kosovës.

    Vjosa Baftiu, zëdhënëse në Prokurorinë e Ferizajit, tha se kanë bërë Kërkesën për caktimin e paraburgimit.

    Ndërsa, më 31.01.2025, do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

     

  • Lipjan – Shoqërohen në Polici katër persona për një rast dhunimi

    Katër persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Lipjan, pasi është raportuar se ka ndodhur një rast dhunimi.

    Prej katër personave, Policia njofton se njëra është shtetase e Shqipërisë, e cila është intervistuar në cilësi të viktimës. Rasti dyshohet se ka ndodhur më 29.01.2025.

    ”Me vendim të Prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.” – njofton Policia, më 30.01.2025.

    Ky rast është regjistruar si: “dhunim”.

  • Lipjan – Një grua raporton se është dhunuar

    Një grua më 27.01.2025 ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga një burrë. 

    Ndërkaq, Policia njofton se rasti ka ndodhur në Lipjan, më 25.01.2025. 

    Viktima thuhet se ka marrë trajtim mjekësor. 

    I dyshuari sipas Policisë është arrestuar, ndërsa me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

  • Fushë Kosovë, arrestohet një person për dhunim

    Policia e Kosovës njoftoi të shtunën, më 25.01.2025 se kanë arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “dhunim”.

    Sipas njoftimit, rasti kishte ndodhur më 23.12.2024.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet që kishte dhunuar viktimën femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar. Sipas viktimës, i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike. Viktima është dërguar për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.

  • Arrestohet një i mitur në Pejë, dyshohet për dhunim të një të miture

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mitur në Pejë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me një femër të mitur.

    Sipas Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.