Ballina

Etiketë: BKT Kosova

  • BKT Kosova nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)

    BKT Kosova me krenari njofton statusin e saj si nënshkruese zyrtare e Parimeve të Fuqizimit të Grave të Kombeve të Bashkuara (WEPs) – një angazhim i nënshkruar nga CEO dhe anëtari i Bordit të BKT Kosova, Z. Suat Bakkal. Kjo iniciativë thekson përkushtimin e Bankës për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në të gjitha nivelet e bankës.

    Në deklaratën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të WEPs, Z. Suat Bakkal theksoi: “Në BKT Kosova, ne jemi thellësisht të angazhuar për promovimin e barazisë gjinore. Është thelbësore që gratë të kenë të drejtë të barabartë dhe të fuqizohen për të arritur potencialin e tyre të plotë pa diskriminim. Ky angazhim është çelësi për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të drejtë. Nënshkrimi i WEPs përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në misionin tonë të vazhdueshëm për të avancuar barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen në institucionin tonë”.

    BKT Kosova është e angazhuar për zbatimin e shtatë parimeve të përshkruara në WEPs për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës, ku gratë kanë mundësi të barabarta për zhvillim. Banka vazhdon të angazhohet që të ofrojë: mundësi të barabarta pa dallime gjinore, gjithëpërfshirje, mosdiskriminim, siguri, edukim, trajnime të përshtatura për secilin dhe transparencë.

    Parimet e WEPs janë një mjet thelbësor për korporatat të cilat duan të kontribuojnë në barazi gjinore të “Agjendës 2030” dhe “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”. Duke u bashkuar me komunitetin WEPs, BKT Kosova bën një angazhim të qartë për të bashkëpunuar me palët e interesit për të fuqizuar gratë.

    Ne jemi mirënjohës për rolin e rëndësishëm të CSR Kosova në mbështetjen e çmuar gjatë gjithë procesit dhe vlerësojmë lart përkushtimin e CSR Kosova për promovimin e barazisë gjinore në sektorin privat. Gjithashtu, falënderojmë dhe vlerësojmë angazhimin e rrjetit CSR në organizimin e ceremonisë së nënshkrimit të Parimeve për Fuqizimin e Grave (WEPs), e cila bashkoi CEO-të lider për të demonstruar angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

    “Sektori privat ka fuqinë të sjellë ndryshime reale drejt barazisë gjinore dhe çdo biznes që bën një hap përpara frymëzon një tjetër. Kështu krijojmë momentum dhe kështu transformojmë vendet e punës, industritë dhe ekonominë. Tani është koha për të mobilizuar akoma më shumë biznese për t’u bashkuar me këtë lëvizje dhe për ta bërë përfshirjen gjinore një standard, jo një përjashtim.” – deklaroi Zana Bajrami Rama, drejtore ekzekutive e Rrjetit CSR të Kosovës, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të WEPs.

    BKT Kosova i bën thirrje të gjithë sektorit privat në Kosovë që të adaptojnë këto parime, si një udhëzues për të fuqizuar gratë në vendin e punës, në treg dhe në komunitet – duke siguruar përfitime të ndërsjella për organizatat tona dhe shoqërinë në tërësi.

  • BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë

    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër – Kredinë për Ekonominë Qarkore, e cila është e para dhe e vetmja kredi e këtij lloji në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj kredie është të ofrojë zgjidhje për klientët e biznesit për të optimizuar operacionet dhe proceset e tyre, për të minimizuar ose eliminuar gjenerimin e mbetjeve, si dhe për të optimizuar resurset në mënyrë efikase, njëkohësisht duke rritur ndikimin pozitiv në mjedis i cili sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe ndihmon bizneset të pozicionohen më mirë në tregjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

    Ky produkt inovativ i financimit është projektuar për të mbështetur bizneset, veçanërisht ato prodhuese, në tranzicionin e tyre nga modeli linear në atë qarkor – duke promovuar praktika të qëndrueshme dhe duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin e operacioneve të tyre.

    Në përgjithësi, Ekonomia Qarkore është një model ekonomik inovativ ku produktet dhe materialet mbahen në qarkullim përmes proceseve si mirëmbajtja, ripërdorimi, rinovimi, riprodhimi, riciklimi dhe kompostimi, me qëllim eliminimin e mbetjeve dhe ruajtjen e resurseve.

    Kredia për Ekonominë Qarkore ofron mundësi fleksibile dhe konkurruese, të përshtatura sipas nevojave dhe kërkesave të secilit biznes – duke i mundësuar atyre të investojnë në teknologji, procese, iniciativa dhe infrastrukturë të qëndrueshme. Përfitimet kryesore të kësaj kredie përfshijnë:

    • Financim për një gamë të gjerë iniciativash të Ekonomisë Qarkore në sektorin e prodhimit, si ekodizajni i produkteve, reduktimi i mbetjeve, ripërdorimi, rinovimi, riciklimi, zgjatja e ciklit të jetës së produktit, si dhe optimizimi i konsumit të resurseve përmes teknologjive të avancuara dhe mjeteve IT.
    • Qasje në resurse për të ndihmuar bizneset të zbatojnë strategji të Ekonomisë Qarkore në mënyrë efektive.
    • Norma interesi konkurruese dhe kushte të favorshme etj.

    Duke zgjedhur Kredinë për Ekonominë Qarkore, bizneset mund të përfitojnë nga mundësitë e shumta për të nxitur rritjen e qëndrueshme të operacioneve dhe të krijojnë ndryshime pozitive – duke krijuar bashkëpunime të reja me partnerë  të rëndësishëm brenda tregjeve lokale dhe rajonale.

    Për më shumë informacione rreth Kredisë për Ekonominë Qarkore dhe përfitimeve që ajo ofron për biznesin tuaj, ju lutemi, vizitoni linkun në vijim: Kredi për Ekonominë Qarkore – Banka Kombëtare Tregtare

  • BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë

    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër – Kredinë për Ekonominë Qarkore, e cila është e para dhe e vetmja kredi e këtij lloji në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj kredie është të ofrojë zgjidhje për klientët e biznesit për të optimizuar operacionet dhe proceset e tyre, për të minimizuar ose eliminuar gjenerimin e mbetjeve, si dhe për të optimizuar resurset në mënyrë efikase, njëkohësisht duke rritur ndikimin pozitiv në mjedis i cili sjell përfitime të rëndësishme ekonomike dhe ndihmon bizneset të pozicionohen më mirë në tregjet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

    Ky produkt inovativ i financimit është projektuar për të mbështetur bizneset, veçanërisht ato prodhuese, në tranzicionin e tyre nga modeli linear në atë qarkor, duke promovuar praktika të qëndrueshme dhe duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin e operacioneve të tyre.

    Në përgjithësi, Ekonomia Qarkore është një model ekonomik inovativ ku produktet dhe materialet mbahen në qarkullim përmes proceseve si mirëmbajtja, ripërdorimi, rinovimi, riprodhimi, riciklimi dhe kompostimi, me qëllim eliminimin e mbetjeve dhe ruajtjen e resurseve.

    Kredia për Ekonominë Qarkore ofron mundësi fleksibile dhe konkurruese, të përshtatura sipas nevojave dhe kërkesave të secilit biznes, duke i mundësuar atyre të investojnë në teknologji, procese, iniciativa dhe infrastrukturë të qëndrueshme. Përfitimet kryesore të kësaj kredie përfshijnë:

    – Financim për një gamë të gjerë iniciativash të Ekonomisë Qarkore në sektorin e prodhimit, si eko-dizajni i produkteve, reduktimi i mbetjeve, ripërdorimi, rinovimi, riciklimi, zgjatja e ciklit të jetës së produktit, si dhe optimizimi i konsumit të resurseve përmes teknologjive të avancuara dhe mjeteve IT.

    – Qasje në resurse për të ndihmuar bizneset të zbatojnë strategji të Ekonomisë Qarkore në mënyrë efektive.

    – Norma interesi konkurruese dhe kushte të favorshme, etj.

    Duke zgjedhur Kredinë për Ekonominë Qarkore, bizneset mund të përfitojnë nga mundësitë e shumta për të nxitur rritjen e qëndrueshme të operacioneve dhe të krijojnë ndryshime pozitive, duke krijuar bashkëpunime të reja me partnerë  të rëndësishëm brenda tregjeve lokale dhe rajonale.

    Për më shumë informacione rreth Kredisë për Ekonominë Qarkore dhe përfitimeve që ajo ofron për biznesin tuaj, ju lutemi vizitoni linkun në vijim: Kredi për Ekonominë Qarkore – Banka Kombëtare Tregtare.