Ballina

Etiketë: Arsim

  • Çfarë reformash në arsim premton Koalicioni për Familjen?

    Koalicioni për Familjen, në kuadër të sektorit të arsimit parasheh zbatimin e një sërë reformash nëse arrin të jetë pjesë e qeverisjes pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Kandidatja për deputete e këtij koalicioni, Xheneta Venhari, njëherësh edhe mësimdhënëse, tha se arsimin e konsiderojnë si shtyllë të zhvillimit gjithëpërfshirës të vendit. Më këtë rast, ajo përmendi edhe reformën për përmirësimin e arsimit përmes “promovimit të vlerave fetare”.

    “Do ta përmirësojmë cilësinë e arsimit përmes promovimit vlerave fetare dhe të traditës së sistemit arsimor e kulturor. Aktivitete të veçanta për këto i kemi, si: ndalimin me ligj të promovimeve të çdo propagande apo nxitjen në sistemin arsimor të ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual dhe identitetin gjinor në ndryshim nga ai biologjik”- tha Venhari.

    Ndryshime pritet të ketë edhe në kurrikulat shkollore të arsimit fillor dhe të mesëm.

    Zotim tjetër që u dha nga kandidatja Venhari, ishte edhe mësimi tërditor.

    “Mësimi do të implementimet në tri faza: faza e parë për klasat 1-5, në dy vitet e para të qeverisjejes ne e kemi paraparë ta përgatisim objektet… Në vitin e tretë ta pilotojmë këtë projekt në vende të ndryshme të Kosovës; ndërsa në vitin e katërt qe ne do të qeverisim, e kemi që këtë plan-program ta implementojmë në 50% të vendit”- tha Venhari.

    Ndërkaq, për arsimin parafillor, Koalicioni për Familjen ka menduar buxhet edhe për fëmijët që regjistrohen në çerdhet private, si pamundësi për të qenë pjesë e atyre publike.

    Gjithashtu, Koalicioni për Familjen, sipas saj, do të ju ofroj mbështetje edhe nënave që zgjedhin t’i edukojnë fëmijët në shtëpi.

    “Për nënat që dëshirojnë që edukimin e fëmijëve ta zhvillojnë në shtëpi, sigurisht duke e ndaluar vetveten me punu për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve, atëherë sigurisht që kemi paraparë të ndahen mjete buxhetore për punën dhe kujdesin që e bëjnë për fëmijët”- tha Venhari.

    Koalicioni për Familjen, zotohet se do të përdor praktikat më të mira evropiane për zbatimin e arsimit në edukimin arsimor dhe në përfshirje të drejtës së pakicave fetare.

    Ndërsa, për mënyrën se si do trajtohet në aspektin ligjor për ndalimin e disa temave të caktuara që kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese e ligjore, foli kandidati Asdren Bytyqi.

    “Kushtetuta e parasheh bazën e mosdiskriminmit të askujt mbi bazat e orientimit seksual, gjinisë etj. Mirëpo kjo ka të bëj me të drejtat kushtetuese të jetës, lirisë, punës”- tha ai.

    Tutje, Bytyqi tha së – “jo në Ligj të Arsimit me u mësua fëmija aty që me i shpjegu pjesët e trupit, ose dashuria është edhe mes një burri e një burri, ose që homoseksualët të dashurohen, të lidhen e të martohen me njëri tjetrin. Pra me i lehtësu këta terma brenda librave”.

    Ritestimi i mësimdhënësve është çështja tjetër që nuk do të ndodhë nëse, Koalicioni për Familjen vie në pushtet, me arsyetimin se nuk është e nevojshme të bëhet kjo, pasi mësimdhënësit veçse kanë kaluar nivele të studimeve të larta.

    “Nuk mendoj që ka nevojë për testime të tilla, përderisa ne e kryejmë një arsim Master e Doktor Shkence pse duhet të jetë një testim i tillë i mësimdhënësve. Nuk kemi nevojë për këtë e as nuk bëhet. Kosova nuk është vend i eksperimenteve”- tha Venhari.

    “DebatPërnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 09 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. 

    RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com. 

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    “Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”.

    Për më shumë lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/futja-e-lendes-fetare-ne-shkolla-ndalimi-i-martesave-te-gjinise-se-njejte-dhe-krijimi-i-ministrise-per-banim-planet-e-koalicionit-per-familjen/

  • Adonjeta Zymberi (PDK): Digjitalizim të shkollave dhe 25 milionë euro bursa për studentët

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në programin e saj zgjedhor ka paraparë disa projekte edhe për fushën e arsimit.

    Kandidatja për deputete nga kjo parti, Adonjeta Zymberi, deri sa tha se “në programin e tyre e gjejnë vetën të gjithë qytetarët e Kosovës”, përmendi edhe planin për subvencionimin e familjeve që i kanë fëmijët të regjistruar në çerdhet private.

    “Pagesa 100 euro në muaj për secilën familje që do t’i regjistroj fëmijët në çerdhet privat, për shkak së çerdhet publike nuk janë të mjaftueshme dhe shpesh nuk kemi hapësirë që t’i regjistrojmë fëmijët në këto çerdhe”- tha Zymberi në “Debat Përnime”, më 25.01.2025.

    Një politikë e tillë, sipas saj, do të ndihmojë edhe angazhimin e grave në tregun e punës.

    Reformë tjetër që pritet të bëhet në arsim me “ardhjen e PDK-së në pushtet” është edhe digjitalizimi i teksteve shkollore si dhe pajisja e mësimdhënësve dhe nxënësve me llaptopë.

    “Digjitalizim i arsimit fillor dhe të mesëm- këtu hynë tekstet digjitale që janë shumë më interaktive. Do të ketë llaptopë për nxënës dhe mësimdhënës”- tha ajo.

    Në programin e PDK-së, është menduar edhe për studentët.

    Kjo parti ka paraparë 25 milionë euro bursa me qëllim të mbështetjes së tyre.

    Ndër të tjera, kandidatja për deputete, Zymberi, përmendi edhe investimet tjera që kanë planifikuar në fushën e kulturës në gjithë Kosovën.

    “Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve.

    RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    Jeta Xharra, drejtuese e “DebatPërnime” tha në nisje të debatit se Kosova vazhdon të jetë mes vendeve më të varfëra në rajon, derisa ekonomia vazhdon të jetë e bazuar në tregti dhe në kokurrencë jolojale.

    “Midis qendrës të Prishtinës, makiatoja pihet pa fatura fiskale. Kontabanda dhe taksa doganore vazhdojnë të shmangen në kufi. Trepça nuk arrin as të paguaj rrymën që e harxhon e leje me gjeneru. Ferronikeli nuk është duke prodhu. Baza e ekonomisë vazhdon me qenë tregtia ‘blej ma lirë, shitë ma shtrenjtë’”- tha Xharra.

    Për më shumë lexoni në tekstin në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/investime-kapitale-miliardeshe-dhe-lehtesira-tatimore-per-bizneset-plani-i-pdk-se-per-zhvillimin-ekonomik/

  • Plani i PDK-së për arsimin: Dyfishim i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe rishikim i teksteve shkollore

    Modeli i mësimit tërëditor si një reformë në arsim e cila ka nisur të zbatohet nga drejtoria komunale e Prishtinës në shtatorin e viti 2024, në pesë shkolla të kryeqytetit, pritet të vazhdoj edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, nëse kjo parti do të udhëheq me vendin në katër vitet e ardhshme.

    Fillimisht ky model, sipas planit të PDK-së, do të realizohet në shkollat që kanë më pak së 600 nxënës.

    Sipas parashikimeve të kësaj partie, kjo pritet të ndodhë në vitin e dytë të qeverisjes.

    “Ne e kemi në plan të ofrojmë mësim tërëditor për të gjitha shkollat në Kosovë që kanë më pak se 600 nxënës. Planifikimi do të fillojë menjëherë për mësimin terëditor, ndërsa realizimi në shtatorin e dytë- pasi të marrim mandatin”- ka deklaruar kandidatja për deputete, Besianë Musmurati.

    Zotimi i radhës nga ana e saj ishte dyfishimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.

    Musmurati ka siguruar në emër të PDK-së se një asistent do të përkujdeset për dy fëmijë në dy ndërrime mësimore.

    Kandidatja për deputete e PDK-së, Besiana Musmurati. Foto: Naser Fejza/KALLXO.com

    Ndërsa kandidatja tjetër, Kristina Gashi-Bytyçi, përmendi nevojën e rishikimit të teksteve shkollore për t’i harmonizuar ato me plan-programet.

    “Duhet të rishikohen tekstet shkollore dhe të harmonizohen me moshën e fëmijëve, por njëkohësisht edhe me plan-programin aktual”- tha Gashi-Bytyçi.

    Kandidatja e PDK-së, Kristina Gashi-Bytyçi. Foto: Naser Fejza/KALLXO.com

    Si pjesë të reformave për arsim, PDK e ka futur edhe shtimin e inspektorëve të arsimit dhe ngritjen e kapaciteteve brenda drejtorive komunale. Këtë e ka thënë kandidati për deputet, Azem Guri.

    Si premtim u dha edhe trajtimi me fokus të veçantë i komuniteteve me qëllim të integrimit të tyre në sistemin arsimor, para së gjithash me qëllim të trajtimit të barabartë të tyre.

    “Do të kemi një fokus të veçantë me strategjinë e arsimit se si duhet të trajtohen ata, në mënyrë që të kenë arritje dhe mundësi të barabarta sikur krejt të tjerët”- ka theksuar kandidatja për deutete, Eliza Hoxha.

    Ndërkaq, Azem Guri foli edhe për telashet që Kontrata Kolektive ia ka sjellë komunave.

    “Është e cekur në Kontratën Kolektive mes SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit që mjetet i ndanë Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit, gjë që nuk e ka bërë qëllimisht dhe për këtë shkak janë dëmtu komunat. Po e marrë shembull komunën prej nga vi- Kaçanikun. Këtë vit është dëmtu gjysmë milioni euro edhe vitin e ardhshëm 1.5 milion, e sa janë dëmtuar komunat tjera. Thjeshtë ka qenë obligim i Qeverisë që ta përmbush Kontratën Kolektive”- tha Guri.

    Kandidati i PDK-së, Azem Guri. Foto: Naser Fejza/KALLXO.com

    “Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    “Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”.

    Për më shumë lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/zotimet-e-pdk-se-100-cerdhe-siguri-ne-shkolla-dhe-investime-qindra-milioneshe-ne-rajonin-e-ferizajt/

  • PDK premton se do ta kthej modelin e blerjes së librave shkollor nga Ministria e Arsimit

    Një nga temat që është ngritur gjatë përballjes së kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës në “Debat Përnime”, më 16.01.2025, ishte edhe blerje e teksteve shkollore për nxënësit në arsimin fillor.

    Partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje, ndryshe nga qeveritë e kaluara, në dy vitet e fundit ka zgjedhur metodën e subvencionimit të prindërve për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

    Mirëpo, PDK premton se “me ardhjen e saj në pushtet” kjo metodë nuk do të zbatohet më.

    Kjo parti parasheh kthimin e formës së vjetër ku vetë Ministria e Arsimit i blenë tekstet shkollore për nxënësit.

    “Ne do t’i kthehemi modelit ku Ministria e Arsimit bënë blerjen e librave shkollor. Mendoj që ka qenë një vendim i gabuar [i Qeverisë Kurti] sepse i kemi parë çmimet e librave dhe çmimet për të cilat në fund shteti ka paguar më shumë. Kemi pas rritje enorme të çmimeve të librave që mendoj që është edhe keqpërdorim i buxhetit”- tha Besianë Musmurati.

    Ndërsa kandidiati Azem Guri nga po e njëjta parti thotë se Ministria e Arsimit ka bërë shkelje ligjore duke subvencionuar prindërit për blerjen e librave.

    “Është bërë një shkelje ligjore sepse Ligji për arsimin parauniversitar, neni 26, e specifikon shumë qartë së Ministria e Arsimit duhet t’i ndjekë edhe procedurat e prokurimit në mënyrë që t’i sjell tekstet shkollore tek nxënësit e jo t’i subvencionoj prindërit”- thotë Guri.

    Metoda për t’i subvencionuar prindërit që më pas ata t’i blejnë vetë librat për fëmijët e tyre, sipas kandidates për deputete, Eliza Hoxha, është keqpërdorur pasi që në këtë formë kanë përfituar edhe prindër që nuk jetojnë fare në Kosovë. Rrjedhimisht, sipas saj, edhe kostoja ka qenë shumë me e kushtueshme për buxhetin e Kosovës.

    “Debat Përnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese, përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashit dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.

    Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.

    “Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”.

    Për më shumë lexoni në linkun në vijim:

    https://kallxo.com/gjate/zotimet-e-pdk-se-100-cerdhe-siguri-ne-shkolla-dhe-investime-qindra-milioneshe-ne-rajonin-e-ferizajt/

  • Eliza Hoxha (PDK): 25 milionë euro bursa për studentët dhe pavarësi financiare për universitetet publike

    Si prioritet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i listuar në programin e saj zgjedhor është edhe reforma në arsimin e lartë, përkatësisht në Universitetet Publike.

    Kandidatja për deputete nga kjo parti, Eliza Hoxha, deri sa foli në “Debat Përnime” për ngecjet ligjore në arsimin e lartë përmendi edhe nevojën e pavarësisë financiare të Universiteteve publike.

    “Edhe këtë mandat legjislativ, Ligji për arsimin e lartë nuk ka arritur të kalojë edhe pse kanë mundur të bëhen ndryshimet e nevojshme. Ky ligj do të mundësonte një hapësirë të re zhvillimi për Universitetin e Prishtinës dhe për të tjerat, sepse ato vazhdojnë të operojnë si të cunguara nga lidhja me tregun e punës dhe nga mundësia për të gjeneruar të hyra vetanake dhe si të tilla janë të varura nga buxheti [i shtetit]”- ka deklaruar Hoxha.

    Nëse e merr drejtimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, PDK planifikon krijimin e një fondi për bursa prej 25 milionë euro për studentet që tregojnë arritje të mira duke iu mundësuar atyre edhe studime jashtë vendit.

    Ulja e interesimit të studentëve për të ndjekur studimet në universitetet publike, sipas Hoxhës, vjen edhe nga mungesa e një infrastrukture të mirëfilltë. Si shkak i kësaj, sipas saj, studentët po i zgjedhin universitetet private.

    Kritikat nuk munguan as për mënyrën se si po lejohet të operojnë universitetet private në krahasim me ato publike.

    “Kolegjet private të regjistruara si biznese kanë mbërri me qenë me dinamikën e tregut të punës sepse nuk i ndalon ligji me asgjë. Ndërsa ato publike janë shumë rigjide në kuptimin e normave ligjore dhe statuteve dhe në anë të vështirë për t’u përshtatur me tregun e punës. Është shumë i thatë programi dhe nuk kanë mundësi ta gjejnë veten në zhvillim pas studimeve”- tha Hoxha.

    Gjithashtu, Qendrat e Orientimit në Karrierë, sipas Hoxhës, janë të rëndësishme për universitete sepse kështu “behët më e lehtë ndërlidhja me tregun e punës për studentet”.