Një aksident trafiku me fataliet ka ndodhur në fshatin Çubrel të Skenderajt, në rrugën Mitrovicë-Pejë.
Policia ka konfirmuar se nga aksidenti mbetën të vdekur tre persona.
Sipas njoftimit të Policisë, janë përfshirë dy vetura në aksident, njëra nga to veturë e Policisë.
Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë- thekson Policia.
“Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor” – thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.
Kryetari i Skenderajt Fadil Nura ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.