Ballina

Etiketë: akp

  • Kuvendi i Prishtinës miraton lokacionin për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar lokacionin për ndërtimin e xhamisë në fshatin Shkabaj.

    Me 32 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka miratuar lokacionin për ndërtimin e xhamisë në fshatin Shkabaj dhe për ndërtimin e një institucioni parashkollor në këtë fshat.

    Për këtë, Drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Arbër Sadiki, tha se parcela e ndarë për ndërtimin e këtyre dy institucioneve është ende nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), por se thotë se ky vendim i Asamblesë është një parakusht për të pasur mundësi për ta blerë Komuna nga AKP-ja.

    Ndonëse Drejtori i Pronës, Florent Maliqi, nuk ishte i pranishëm në seancë, drejtori Sadiki tha se që nga muaji korrik i vitit të kaluar, ekziston një komunikim mes Komunës së Prishtinës dhe AKP-së ku Komuna ka shprehur vullnetin të blejë  parcelën.

    “Është hapi i parë për të pasë mundësi ligjërisht me e posedu atë pronë, me qenë destinim publik dhe ne sot po e bëjmë destinimin publik”- tha Sadiki.

    Ndonëse kjo pikë e rendit të ditës u kalua për votim nga asamblistët, kritika mori nga asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili deklaroi se janë duke bërë  një veprim që siç thotë ai, kanë mundur ta bëjnë shumë më herët.

    Për këtë, Sveçla përmendi zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen  pas disa javësh, e për çka thotë se këto vendime të komunarëve po bëhen për qëllime elektorale.

    “Sot, po e bëjmë një veprim që kemi mujt shumë më herët me e bo, por shyqyr jemi në zgjedhje e i ka ardhë radha me e bo sot. Është përcaktimi i lokacionit, veç po e caktojmë që në ato parcela ka me u ndërtu dikund xhamia, dikund institucioni parashkollor, për shkak së nuk mundemi me nda parcela, të cilat janë në pronësi të dikujt tjetër, s’jem pronarë ne të atyre parcelave”- theksoi Sveçla i VV-së.

    Poashtu, asamblisti tjetër nga AKR në Prishtinë, Gëzim Mehmeti tha se për shkak të mungesës së ndarjeve kadastrale në këtë projekt, meqenëse pronësia nuk është e Komunës, do të ketë vonesa për çështjen e ndërtimit.

    “Mungojnë ndarjet kadastrale, po shihet që pronësia nuk është pronë e Komunës së Prishtinës, është pronë, e cila duhet një marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë, e cila është kompetente në këtë rast, kjo ka me e zgjatë çështjen e ndërtimit, sepse duhet në aspektin ligjor të merret në konsideratë, por si iniciativë duhet të përshëndetet”- tha Mehmeti.

    Ai shtoi se banorët e kësaj zone duhet të jenë të informuar se në aspektin kohor, përfundimi i këtoj projekti mund të zgjasë.

    Përndryshe, KALLXO.com, më 30.05.2024, raportoi për mungesën e lejes së xhamisë në fshatin Shkabaj, e cila shkaktoi tensione e përplasje mes banorëve dhe Policisë.

    Edhe pse nuk kishin  leje për ndërtim, kjo nuk kishte ndaluar disa banorë të cilët kanë mbledhur para në mënyrë vullnetare dhe kanë nisur ndërtimin e një xhamie në këtë fshat.

    Policia e Kosovës kishte rrethuar objektin në të cilin pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës, më 30.05.2024.

    Policia kishte asistuar Inspektoratin në rrëzimin e themelit të saj, e cila pretendohet nga banorët se u nis pa leje.

    Raportimet e ekipit të KALLXO.com për këtë ngjarje, mund t’i lexoni në këtë LINK. 

     

     

  • Ndalohen për 48 orë tre inspektorë të ATK-së, të arrestuar për ryshfet 

    Prokuroria Themelore ne Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda njofton se ka marrë Vendim për ndalimin prej 48 orë, për tre zyrtarët e AKP-së, të dyshuar për marrje ryshfeti.

    Sipas Prokurorisë,  A. GJ., D. N. dhe E. O. dyshohet se në cilësinë e inspektorëve të ATK-së, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve. 

    Tutje, Prokuroria njofton se janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore – duke u zbatuar edhe masat e veçanta hetimore, ndaj të dyshuarve. 

    “Gjakovë, dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore – Gjakovë, më 20.01.2025, është kryer bastisje në (3) tri lokacione të ndryshme. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurve A. Gj., D. N. dhe E. Q., brenda afatit ligjor, do të paraqesë Kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.” – thuhet në njoftimin e datës 20.01.2025. 

    Tre të arrestuarit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë nën dyshimet për marrje ryshfeti janë inspektorë të ATK-së.

    https://kallxo.com/lajm/tre-te-arrestuarit-per-ryshfet-jane-inspektore-te-atk-se/

    Këtë për KALLXO.COM e ka konfirmuar zyrtari për komunikim publik i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drini Domi. Prokuroria Themelore në Gjakovë për KALLXO.com sot, më 20.01.2025, ka njoftuar lidhur me aksionin që rezultoi me tre persona të arrestuar nën dyshime për marrje ryshfeti. Sipas Prokurorisë, pas pranimit të informatës, ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë edhe masat e fshehta hetimore.

  • AKP del me njoftim për procesin e likudimit për NSh-së “Stacioni i Veterinës – Podujevë”

    NJOFTIM NGA AUTORITETET E LIKUIDIMIT PËR PARASHTRUESIT E KËRKESAVE (KËRKESA PËR INFORMATA SHTESË)

    Autoriteti i Likuidimit (AL-të) të NSh-së: Stacioni i Veterinës – Podujevë (në likuidim), të emëruar sipas Nenit 12 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit – duke vërejtur mos pranimin e shkresës në vijim (Kërkesa për informata shtesë) në adresën e parashtruesit të Kërkesës, bazuar në Nenin 49 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP publikon këtë njoftim:

    1. Parashtruesi i Kërkesës si në listën e mëposhtme, të paraqitet për të pranuar shkresën përkatëse (Kërkesa për informata shtesë) të Autoritetit të Likuidimit në adresën e përcaktuar në Zyrën përkatëse Rajonale të AKP-së – para ose deri në orën 16:00 të datës 3 shkurt 2025.

     

    Nr. Ndërmarrja/Aseti (në likuidim) Emri Mbiemri Nr. Kërkesës Lloji i Shkresës
    1 Stacioni i Veterinës – Podujevë Shaip Berisha PRN209 – 0002 Kërkesa për informata shtesë

     

    1. Mosmarrja e shkresës (Kërkesa për informata shtesë) nga AL-të në Zyrën përkatëse Rajonale të AKP-së brenda orës dhe datës së paraqitur më lart do t’i nënshtrohet efektit ligjor të përcaktuar në Nenin 37.7 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Shkresa (Kërkesa për informata shtesë) do të konsiderohet si e dorëzuar nga Autoriteti përkatës i Likuidimit – nëse parashtruesi i Kërkesës nuk e merr atë brenda afatit të përcaktuar.

    Për më shumë informata, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe klikoni në shtigjet e mëposhtme: 

    Shtegu në gjuhën shqipe:           https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,58

    Shtegu në gjuhën serbe:          https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,58

    Shtegu në gjuhën angleze:       https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,58

     

     OBAVEŠTENJE LIKVIDACIONIH ORGANA ZA PODNOSIOCE ZAHTEVA (ZAHTEV ZA DODATNE INFORMACIJE)

    Likvidacioni organ (LO) DP-a: Veterinarska stanica – Podujevo (u likvidaciji), koji su imenovani u skladu sa članom 12 Priloga Zakona br. 04/L-034 o Kosovskoj agenciji za privatizaciju, uzimajući u obzir neuspešan prijem dole navedenog dopisa (Zahteva za dodatne informacije) na adrese podnosilaca zahteva u skladu sa članom 49 Priloga Zakona br. 04/L-034 o KAP-u, objavljuje ovo obaveštenje:

    1. Podnosilac zahteva iz dole navedenog spiska, treba da se pojavi kako bi dobio odgovarajući dopis (Zahtev za dodatne informacije) Likvidacionog organa na navedenu adresu u odgovarajućoj regionalnoj kancelariji KAP-a, pre ili do 16:00 časova 3. februara 2025. godine.

     

    Br. Preduzeće/Imovina (u likvidaciji) Ime i prezime Br. zahteva Vrsta dopisa
    1 Veterinarska stanica – Podujevo Shaip Berisha PRN209 – 0002 Zahtev za dodatne informacije

     

    1. Ne-preuzimanje dopisa (Zahtev za dodatne informacije) od LO-a u odgovarajućoj regionalnoj kancelarijami KAP-a u gore navedenom vremenu i roku podleže pravnom dejstvu koje je predviđeno članom 37.7 Priloga Zakona br. 04/L-034 o Kosovskoj agenciji za privatizaciju. Dopis (Zahtev za dodatne informacije) smatraće se dostavljenim od strane dotičnog Likvidacionog organa ukoliko podnosilac zahteva ne preuzme isti u predviđenom roku.

    Za vise informacija posetite vebstranicu Kosovske agencije za privatizaciju i kliknite na sledeće linkove:

    Link na albanskom jeziku:      https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,58

    Link na srpskom jeziku:         https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,58

    Link na engleskom jeziku:      https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,58

     

  • Mbledhja e Bordit të AKP, miratohen disa vendime

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka miratuar Raportet e shpërndarjes për Ndërmarrjen Shoqërore “IGK Ballkani” dhe Ndërmarrjen Shoqërore “Ramiz Sadiku”.

    AKP ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur është njoftuar edhe me gjendjen e kërkesave kreditore lidhur me Ndërmarrjen Shoqërore “Grand Hotel”.

    “Për më tepër, Bordi u informua lidhur me gjendjen e kërkesave kreditore lidhur me NSh ‘Grand Hotel’. Bordi shqyrtoi dhe miratoi Raportet e shpërndarjes për Nsh ‘IGK Ballkani’ dhe NSh ‘Ramiz Sadiku’.” – thuhet në njoftim.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit bëri të ditur se gjatë mbledhjes ka shqyrtuar dhe ka miratuar Planin vjetor 2024 të punës së Divizionit për Auditim të Brendshëm si dhe Raportin me Rekomandime të Komisionit të Banesave (6 refuzime).

    Bordi i AKP-së, gjithashtu, aprovoi dy Vendime për Bartjen e pronës te institucionet shtetërore dhe publike, njërën nga Suhareka për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe tjetra në Fushë Kosovë për nevoja të KEK-ut.