RRUFE

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, policia me njoftim për ndërprerje të qarkullimit në disa rrugë

Disa rrugë në kryeqytet të Prishtinës do të jenë të bllokuara për qarkullim nga automjetet për të siguruar përcjelljen e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e cila gjatë ditës së sotme (26.10.2024) do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë.

Përveç presidentes së KE-së bashkë me të do të jetë edhe një delegacion shoqërues ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës tutje ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit nga KE-ja në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën, përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti do të presin në takim më 26.10.2024 presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Sipas njoftimit të Presidencës, presidentja Osmani do ta presë në takim presidenten e Komisionit Europian në ora 09:45.

Presidenca ka njoftuar se pas takimit do të ketë konferencë për media.

Ndërsa, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se shefi i Qeverisë, Albin Kurti, do ta presë në takim presidenten e KE, Ursula von der Leyen, në ora 11:15.

Presidentja e Komisionit Europian ka qëndruar më 25.10.2024 në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për rrugën e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ndërkaq, Ursula von der Leyen e ka anuluar një takim të paraparë për sot me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq.

Arsyeja e anulimit të takimit, sipas zëdhënësit të KE-së, Eric Mamer, i cili ka folur për Radion Evropa e Lirë, ishte një takim që Vuçeviq e mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov


Postuar

nga