RRUFE

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow, ka vdekur sot, më 16.10.2024. 

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social “X” presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Presidentja Osmani ka shkruar se Kaidanow ishte një udhëheqëse e guximshme duke luajtur rol të rëndësishëm në shumë ngjarje kritike e historike të Kosovës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

“Me pikëllim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Republikën e pavarur të Kosovës dhe një mbështetëse e shquar e vendit tonë” – ka shkruar presidentja.

Osmani tutje u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të ambasadores, duke thënë se të gjithë e vajtojnë humbjen e saj.


Postuar

nga