RRUFE

Tre persona të vdekur në një aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” – ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, Policia aktualisht ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri tek ky aksident.


Postuar

nga