Etiketë: Visar Syla
-
Vendimi i Gjykatës së Mitrovicës: Aleksandar Arsenijeviqit i ndalohet t’i afrohet deri në 40 metra Visar Sylës
Gjykata e Mitrovicës ka marrë vendim përmes të cilit ia ndalon politikanit serb të Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq, t’i afrohet deri në 40 metra shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Sylës. Lajmin për këtë vendim e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës së Mitrovicës, Hateme Haxhaj. “Gjykata Themelore Mitrovicë-Departmenti i…
-
Prokuroria kërkon caktimin e masës së ndalimit për Arsenijeviqin që mos t’i afrohet Visar Sylës
Në lidhje me ndalimin 48 orësh të politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq, nën dyshimin për veprën penale “ngacmim”, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar personit apo vendit të caktuar. Kështu konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni më 10.10.2024. “Prokuroria Themelore e Mitrovicës për të…
-
Ndalohet për 48 orë politikani serb i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq
Politikani serb i partisë Demokracia serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale – ngacmim. Kështu konfirmoi për KALLXO.com, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se Arsenijeviq e ka ngacmuar shefin e kabinetit të kryetarit të…
-
Pengimi i gazetares së KALLXO.com nga shefi i kabinetit të Erden Atiqit, reagon AGK-ja
Visar Syla, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqit, ka penguar gazetaren e KALLXO.com, Florinda Kelmendi, në kryerjen e detyrave të saj si gazetare, të mërkurën, më 02.10.2024. Lidhur me këtë rast ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili e ka dënuar veprimin e zyrtarit të Komunës së…
-
Shefi i kabinetit të Erden Atiqit pengon punën e gazetares së KALLXO.com, tentoi t’ia bllokojë xhirimin e arrestimit të Aleksandar Arsenijeviq
Visar Syla, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqit ka penguar gazetaren e KALLXO.com, Florinda Kelmendi në kryerjen e detyrave të saj si gazetare, të mërkurën më 02.10.2024. Gazetarja Florinda Kelmendi ishte duke raportuar nga Mitrovica e Veriut, kur Policia e Kosovës arrestoi politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili kishte fishkëllyer…