RRUFE

Etiketë: Ukrainë

  • SHBA: Afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kufi me Ukrainën

    Shtetet e Bashkuara thanë më 31 tetor se kanë informacione se afër 8.000 ushtarë të Koresë së Veriut tani janë në rajonin rus të Kurskut, afër kufirit me Ukrainën, dhe Rusia “synon” që t’i dislokojë ata në fushëbetejë kundër forcave ukrainase. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja pret që trupat të dërgohen…

  • Pesë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

    Sulmet raketore ruse kanë lënë të vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë, në qytetin Dnipro në Ukrainë, ndërkaq një adoleshent dhe një person tjetër u vranë gjatë sulmeve në Kiev dhe rajonin përreth, thanë zyrtarët më 26 tetor. Sulmet ajrore gjatë natës në Dnipro kanë plagosur edhe 19 persona të tjerë dhe kanë shkatërruar disa…

  • Ukraina thotë ushtarët koreanoveriorë janë zhvendosur në Kursk të Rusisë

    Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë të enjten se njësitet e para koreanoveriore, të stërvitura në Rusi, janë dërguar tashmë në rajonin e Kurskit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën. Forcat ukrainase e nisën një inkursion të madh në këtë rajon rus në gusht. Kremlini i hodhi poshtë në të kaluarën si…

  • Jep dorëheqje prokurori i përgjithshëm i Ukrainës pas hetimeve për korrupsion

    Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka dhënë dorëheqje mes hetimeve që gjetën se dhjetëra zyrtarë qeveritarë kishin shmangur shërbimin ushtarak, duke kërkuar që të marrin përfitime për aftësi të kufizuara. Mobilizimi është një çështje shumë e ndjeshme në Ukrainë, pasi numri i ushtarëve të këtij shteti është varfëruar, teksa lufta e nisur nga…

  • Austin: Do t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka i nevojitet në luftën përballë Rusisë

    Shtetet e Bashkuara “do t’i mundësojnë Ukrainës gjithçka që i nevojitet” për të vazhduar luftën e saj 32-mujore me Rusinë, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Kiev të hënën. Por ai nuk dha asnjë sinjal se Shtetet e Bashkuara do të pranonin kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar menjëherë në NATO ose…

  • Përpjekjet e Ukrainës për ta luftuar mungesën e ushtarëve në front

    Një koncert në kryeqytet i grupit më të famshëm të rokut në vend, një resort luksoz dhe një dasmë fundjave në qendër të Lvivit. Këto ngjarje nuk kanë mundur të jenë më të spikatura. Rekrutuesit ushtarakë morën pjesë në këto ngjarje, në mesin e shumë të tjerëve në gjithë Ukrainën rishtazi, duke kërkuar burra që…

  • Kievi sulmon me 110 dronë disa rajone ruse

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ajrore kishte rrëzuar 110 dronë ukrainas të dielën mbi rajonet perëndimore të vendit. Ky zhvillim vjen ndërsa 17 persona u plagosën në qytetin ukrainas të Kryvyi Rih-ut si pasojë e një sulmi rus me raketa balistike. Moska tha se 110 dronët ishin drejtuar ndaj shtatë rajoneve ruse. Shumë…

  • Rusia i vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

    Ushtria e Rusisë e kreu edhe një valë sulmesh raketore dhe me dronë nëpër Ukrainë, thanë zyrtarët ukrainas të dielën. Në shënjestër të sulmeve ishte infrastruktura energjetike e vendit, ndërsa u raportua edhe për ta plagosur nga sulme të tjera. Shtatëmbëdhjetë njerëz u plagosën pasi ushtria ruse hodhi raketa balistike në Krivi Rih, në jug…

  • Rusia thotë se me Ukrainën kanë këmbyer të burgosur të luftës

    Rusia tha se më 18 tetor ka këmbyer 95 ushtarë ukrainas, që ishin mbajtur robër, me numrin e njëjtë të ushtarëve rusë, përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. “Si rezultat i procesit negociues, 95 ushtarë rusë janë kthyer” nga Ukraina, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Moska bëri të ditur se po…

  • Në samitin për Ukrainën, vendet e Evropës Juglindore miratojnë deklaratën në mbështetje të Kievit

    Përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan të mërkurën vonë Deklaratën e samitit për Ukrainën në Dubrovnik të Kroacisë, ku mori pjesë edhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e dënuar agresionin rus dhe duke e mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Deklarata e dënon agresionin rus në Ukrainë, e mbështet sovranitetin dhe integritetin…