Etiketë: raporti i progresit
-
Cilat janë gjetjet e Raportit të Progresit për institucionet e drejtësisë së Kosovës?
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian për Kosovën për vitin 2023 në pjesën ku flet për gjyqësorin thekson se përgjegjësia e gjyqësorit duhet të përmirësohet. Sipas Raportit të Progresit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë krijuar trupa të etikës për këshillëdhënie. Tutje Raporti ka thënë se në KPK dhe në KGJK…
-
Raportet e Kosovës me shtetet e tjera: KE-ja e veçon marrëdhënien “e përzemërt” me Turqinë
Kosova vazhdon të mbajë marrëdhënie të përzemërta me Turqinë, duke përfshirë aspektin politik, të mbrojtjes si dhe sektorët ekonomikë dhe kulturorë. Kështu përshkruhen me theks të veçantë marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë në Raportin e Progresit për vitin 2024, në kapitullin për marrëdhëniet fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. “Presidentja e Kosovës ka vizituar Turqinë për të…
-
Raporti i Progresit evidenton rënie të aksidenteve me fatalitet në punë pas rritjes së kapaciteteve të Inspektoratit
Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2024 ka evidentuar se Inspektorati i Punës ka zgjeruar kapacitetet e tij dhe ka intensifikuar inspektimet në sektorët me rrezikshmëri të lartë, duke parë rënie të aksidenteve me fatalitet. Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi ka reaguar duke falënderuar inspektorët për punën e tyre dhe duke ofruar të dhëna…
-
Raporti i progresit: Kundër menaxhmentit të RTK-së u parashtruan tri ankesa për diskriminim gjinor por këto janë ende në pritje
Raporti i Progresit për Kosovën ka theksuar se kundër menaxhmentit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) janë parashtruar tri ankesa për diskriminim gjinor por që këto ankesa janë ende në pritje. Ky raport thekson se RTK duhet të adresojë me shpejtësi shqetësimet që lidhen me pavarësinë e tij. “RTK-ja duhet t’i adresojë me shpejtësi shqetësimet…
-
Raporti i Progresit: Kosova nuk mund të marrë pjesë në programin MEDIA të Europës Kreative
Kosova nuk mund të marrë pjesë në programin MEDIA të programit Europa Kreative. Kështu thuhet në Raportin e Progresit për vitin 2023 të Komisionit Europian për Kosovën, të publikuar më 30.10.2024. “Kosova nuk mund të marrë pjesë në programin MEDIA të programit Europa Kreative derisa Kosova të harmonizojë Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave…
-
Raporti i Progresit: Debatet parlamentare lidhur me Kodin Civil shkaktuan gjuhë diskriminuese dhe të urrejtjes
Raporti i Progresit i Komisionit Europian për vitin 2023 ka konstatuar se debatet parlamentare lidhur me Kodin Civil kanë shkaktuar gjuhë diskriminuese dhe gjuhë të urrejtjes. Sipas këtij raporti, Kodi Civil, i cili mund të hapë mundësinë e legjislacionit për bashkimet e të njëjtit seks, është në pritje të miratimit. Në raport u vlerësua se…
-
Raporti i Progresit për krimin e organizuar: Ka progres në konfiskimin e pasurisë, luftimin e krimit kibernetik dhe të trafikimit të qenieve njerëzore
Raporti i Progresit ka gjetur se Kosova ka pasur njëfarë progresi në luftimin e krimit të organizuar, duke përmendur progres në fushën e konfiskimit të pasurisë, luftimin e krimit kibernetik, trafikit të qenieve njerëzore dhe kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta. Megjithatë raporti rekomandon një strategji të re për krimin e organizuar. Sipas…
-
Raporti i Progresit: Nuk ka progres në gjetjen e një modeli për financimin afatgjatë dhe të pavarur të RTK-së
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian për Kosovën ka theksuar se nuk ka pasur progres në gjetjen e një modeli të financimit afatgjatë, të qëndrueshëm dhe të pavarur për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Raporti ka theksuar se edhe Ligji për RTK-në edhe Ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve janë ende pezull. Ndër të tjera…
-
Raporti i Progresit: Shumica e sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2023 kanë ndodhur në protestat në veri të Kosovës
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian për Kosovën ka përmendur sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë gjatë vitit 2023. Raporti thekson se ka rritje të rasteve të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve por shumica e tyre në vitin 2023 kanë ndodhur në periudhën maj/qershor 2023 kundër gazetarëve që kanë raportuar nga protestat në veri.…
-
Raporti i Progresit: Cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë mbetet shqetësuese
Cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë vazhdon të mbetet një shqetësim, sipas Raportit të fundit të Progresit. Një konstatim i ngjashëm ishte bërë edhe vitin e kaluar. Pabarazitë, jetëgjatësia dhe vdekshmëria e foshnjave, shpenzimet e larta të qytetarëve, zbatimi jo i plotë i Ligjit për kontrollin e duhanit, blerjet jostrategjike, mospërputhja e disa ligjeve me…