Etiketë: ministria e mbrojtjes
-
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mjekësisë ushtarake
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe homologu i tij turk, Jashar Gyler, kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e mjekësisë ushtarake. Palët janë marrë vesh për rritje të kuotave për trajtimin e ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në institucionet mjekësore ushtarake të Turqisë. “Me këtë marrëveshje, kuota e trajtimeve mjekësore falas në dispozicion të…
-
Ministria Mbrojtjes: Flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar pas blerjes së parë
Ministria Mbrojtjes përmes një reagimi në Facebook ka thënë se flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet. Ky reagim erdhi sipas Ministrisë pas disa lajmeve që sipas MM-së janë të pavërteta, e të cilat përhapen nëpër studio televizive. “Teksa lajmet e pavërteta përhapen nëpër studio…
-
Ministri Maqedonci takohet me ambasadorin Hovenier, flasin për bashkëpunimin Kosovë-SHBA
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Sipas një njoftimi, në takim është diskutuar për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë. “Ata janë pajtuar që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet…
-
Çështja e ushqimit, Ministria e Mbrojtjes: I pavërtetë lajmi se Maqedonci ka dërguar letër tek Kurti
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një sqarim sa i përket ushqimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), temë e cila po diskutohet edhe të hënën (14.10.2024) në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend – e cila është bojkotuar nga pozita. Ministria ka mohuar raportimet se ministri Ejup Maqedonci i ka dërguar letër kryeministrit,…
-
Dugolli (LVV): Nuk do të ketë ndërprerje të aktiviteteve të FSK-së
Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, gjatë një konference për media të mbajtur një orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për gjendjen me ushqim në FSK, “ka siguruar” se nuk do të ketë ndërprerje të aktiviteteve të ushtrisë. “As nuk janë ndërprerë e as që do të ndërpriteten aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.…
-
Maqedonci thotë se numri i ushtarëve në mandatin e Kurtit është dyfishuar
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se numri i ushtarëve të FSK-së përgjatë mandatit të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, është dyfishuar. Gjatë raportimit të tij para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ministri është pyetur për numrin aktual të ushtarëve të FSK-së. “4,008 (është numri i ushtarëve). Është rritur për më…
-
Çështja e shujtave për ushtarët, Ministria e Mbrojtjes del me deklaratë
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë lidhur me çështjen e ushqimit që është duke u shërbyer pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ministria ka deklaruar se të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së “janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër.” “Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme,…
-
Për përgatitjen e ushqimit për ushtarët, Ministria e Mbrojtjes huazon kuzhinerë nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se kuzhinat nëpër kazermat e FSK-së janë duke funksionuar normalisht si çdo ditë tjetër, pas huazimit të kuzhinerëve nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Problemi me ushqimin e ushtarëve të Kosovës është krijuar pasi që kontrata për tenderin e fundit të shpallur për këtë qëllim ende nuk…
-
Kompania që ka përgatitur ushqim për FSK-në zotohet për ofrim të shërbimit deri në zgjidhjen e problemit
Kompania “Beni Dona” përmes një komunikate për media ka thënë se është zotuar te Ministria e Mbrojtjes për ofrimin e ushqimit për ushtarët e Kosovës nëpër kazermat e FSK-së, deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit të furnizimit me ushqim. Problemi me ushqimin e ushtarëve të Kosovës është krijuar pasi që kontrata për tenderin e fundit…