Etiketë: LVV
-
PDK vendos kapele të zeza në ulëset e deputetëve të LVV-së
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik më 16.10.2024 në Kuvendin e Kosovës para fillimit të seancës. Ata kanë vendosur kapele të zeza në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme të është thirrur nga opozita. Aksioni vjen pas publikimit në media…
-
“Mungesë respekti ndaj shtetit”: Si u shpërfillën simbolet e Kosovës në tubimet e Kurtit në Gjermani?
“Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës”. Me këto fjalë iu drejtua Albin Kurti mërgimtarëve të mbledhur në një tubim në Këln të Gjermanisë në javën e dytë të tetorit të sivjetmë. Por, as në prapavijë të tij e as brenda turmës së simpatizantëve nuk dukej simboli i shtetit e…
-
LDK: Në vazhdimësi kemi folur për ekzistencën e një strukture kriminale parapolitike të partisë në pushtet
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate më 15.10.2024 ka deklaruar se kjo parti në vazhdimësi ka folur për ekzistencën e një strukture kriminale parapolitike të partisë në pushtet – LVV-së. “Raportimet e medieve gjatë dy ditëve të fundit, për përfshirjen direkte të strukturave parapolitike partiake të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjen publike KEK dhe së…
-
Deputetët e Vetëvendosjes nuk marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin në FSK
Kuvendi i Kosovës, më 14.10.2024, me kërkesë të opozitës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme për të debatuar në lidhje me “mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës”. Por në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e mazhorancës. Ndërkaq, para nisjes së seancës, Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur konferencë për…
-
Përballja e Zenun Elezajt me opozitën për problemin e ujit dhe pronat e uzurpuara – VIDEO
Kryetari Zenun Elezaj gjatë debatit “Jeta në Komunë” u sfidua nga asamblistët opozitarë për çështjen e mungesës së ujit të pijes dhe për listën e pronave komunale të uzurpuara. Esat Raci, asamblist i Partisë Demokratike të Kosovës kërkoi të dijë nga kryetari Elezaj për gypat e ujit që janë vendosë në 11 fshatra të Klinës…
-
Në lidhje me pronën që hodhën dyshime LVV-ja, KALLXO.com ka publikuar hulumtim para një viti
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli- Dalipi dhe Milazim Salijaj, kanë prezantuar të premten më 11.10.2024 dy hulumtime të Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në lidhje me dy prona. Njëri prej hulumtimeve që ata prezantuan se kanë realizuar ishte për pronën e Radio Televizionit të Prishtinës. Por, për të njëjtën çështje, KALLXO.com…
-
LVV injoron seancën për shkarkimin e Kusari- Lilës, në Kuvend shihen Rrahmani dhe Korenica
Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) për shkarkimin e deputetes Mimoza Kusari- Lila. Seanca është thirrur nga PDK në lidhje me komunikimet e pretenduara të kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiqin. Në Kuvendin…
-
Dy deputetë të LVV-së injorojnë seancën, folën në konferencë për dy prona që pretendojnë se janë tjetërsuar kundërligjshëm
Një orë para fillimit të seancës të jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për shkarkimin e deputetes Mimoza Kusari- Lila, Lëvizja Vetëvendosje, mbajti një konferencë për media për një temë krejt tjetër. Pritshmëritë e gazetarëve ishin që në konferencën e thirrur do të flitet në lidhje me këtë zhvillim politik, por pas më…
-
Drita Millaku braktis Vetëvendosjen, shkon te LDK-ja
Deputetja Drita Millaku është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Drita Millaku, mirë se vjen”- ka shkruar Abdixhiku në Facebook më 11.10.2024. Abdixhiku ka thënë se Millaku i bashkohet familjes së tyre politike në rrugëtimin e përbashkët që…
-
Opozita: Vështirë se do të kalohen projektligjet, mazhoranca e ka humbur shumicën në Kuvend
Partitë opozitare po insistojnë se partia në pushtet e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe sipas tyre do të jetë e vështirë që të kalohen projektligjet që janë në agjendë. Ndërkohë, opozitarët rikonfirmojnë se do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri thotë se…