Etiketë: Gjykata e Prishtinës
-
“Subvencionet 1”, dëshmitari: “E kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit”
Në gjykimin e Salih Kelmendit, i akuzuar për marrje ryshfeti dhe për falsifikim të dokumenteve në rastin gjyqësor të njohur si “Subvencionet 1”, pjesa e veçuar, në seancën e datës 07.10.2024 ka dëshmuar Bekim Shala, për të cilin gjyqtari Kujtim Krasniqi bëri të ditur se është dëshmitar bashkëpunues. Në seancën e sotme, dëshmitari tha se…
-
Aktakuzën ndaj Endrit Shalës dhe Vesel Krasniqit Gjykata ia kthen PSRK-së për plotësim/përmirësim
Aktakuza e Prokurorisë Speciale për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj Endrit Shalës dhe Vesel Krasniqit nuk ja ka “mbushur” syrin Departamentit Special të Gjykatës së Prishtinës. Kjo pasi kjo Gjykatë ja ka kthyer për plotësim dhe përmirësim aktakuzën e datës 30.08.2024 Prokurorisë Speciale. “Më datë 20.09.2024 Gjykata në bazë të neni 235 paragrafi 4 lidhur…
-
I akuzuari për krime lufte në Vushtrri, deklarohet për fajësinë
“Jo nuk jam fajtor, dhe nuk ndihem fajtor”, kështu u deklarua Sllagjan Trajkoviq, i akuzuari për krime lufte në komunën e Vushtrrisë, në seancën e datës 03.10.2024 në Gjykatën e Prishtinës. Gjykimi ndaj të akuzuarit Sllagjan Trajkoviq ka filluar rishtazi kjo për arsye të ndryshimit në trupin gjykues, ndërsa aktakuza me pëlqimin e palëve u…
-
Dënohet për mashtrim me tender ish-pronari i kompanisë ‘Sallahu’
Gjykata e Prishtinës me 01.10.2024 e ka shpallur fajtor ish-pronarin e kompanisë ‘Sallahu’ Naim Sallahu me 6 muaj burg dhe 7 mijë euro gjobë. Ndërsa ka liruar nga akuza drejtorin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme në atë kohë, asokohe, Begzad Musliu për akuzat e Prokurorisë. Naim Sallahu akuzohet…
-
Transferimin e pronës nga familja Kutllovci te pronari i mëparshëm e akuzuara për korrupsion e quan “gabim teknik”
Në Gjykatën e Prishtinës më 02.10.2024 ka dhënë mbrojtjen e pandehura Mevlude Nishori, e cila po akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Nishori po akuzohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar ligjor për regjistrimin e hipotekave në Komunën e Fushë-Kosovës kishte përpiluar një aktvendim, i cili kishte të bënte me bartjen…
-
Gjykimi i të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”, ndërpritet seanca
Seanca e datës 02.10.2024 e gjykimit të Salih Kelmendit, i cili nga Prokuroria po akuzohet për veprat penale – marrje e ryshfetit, dhe – falsifikim i dokumenteve, në rastin e njohur si “Subvencionet 1” – pjesa e veçuar, është ndërprerë pasi mbrojtësi i të pandehurit, avokati Besnik Berisha, kërkoi urdhrin e Gjykatës përmes të cilit…
-
Eksperti mjekoligjor dëshmon në gjykimin e dy mjekëve të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së 7-vjeçares
Në gjykimin ndaj Alban Gjonbalajt dhe Arben Kutllovcit, të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor lidhur me rastin e vdekjes së një 7-vjeçareje, ka dhënë dëshminë e tij eksperti mjekoligjor, Valon Hyseni, i cili ka përpiluar raportin e autopsisë. Rasti ka ndodhur më 2020, kur e mitura ishte dërguar si paciente për të kryer rezonancën…
-
Gjykata ua vazhdon paraburgimin 5 të dyshuarve lidhur me përleshjen e armatosur në Prishtinë
Gjykata e Prishtinës ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të cilët janë ndaluar lidhur me rastin e datës 01.09.2024, kur nga të shtënat me armë zjarri kishte mbetur i vrarë një person dhe 5 të tjerë ishin plagosur…
-
Me përgjigjet e tij, viktima e tentim vrasjes e befason trupin gjykues
Në gjykimin e Mërgim Zeqirit, i cili nga Prokuroria akuzohet se ka tentuar ta vrasë Naim Osmanin, duke shtënë tri herë në drejtim të tij, në seancën e datës 01.10.2024 ka vazhduar dëshminë e tij i dëmtuari – Naim Osmani. Ngjarja për të cilën po gjykohet Mërgim Zeqiri ka ndodhur në tetor të vitit 2008.…