RRUFE

Sveçla: Sot pritëm dhe akomoduam 68 afganë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se kanë pritur dhe akomoduar 68 shtetasë afganë, sot më 13.10.2024.

Sipas Sveçles, ky veprim është në vazhdimësi të angazhimit të Qeveris ndaj krizës në Afganistan, “duke ofruar mbrojtje dhe strehim për individët në rrezik nga konfliktet e brendshme”.

“Duke mos harruar faktin që populli ynë para çerek shekulli ka ndjerë nevojën e mbështetjes dhe strehimit dhe i është mundësuar ajo, sot hapim edhe ne dyert për ata e ato që kanë nevojë. Ky proces po vijon me sukses sipas planit operacional dhe në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare”- ka shkruar ministri Sveçla në Facebook më 13.10.2024.


Postuar

nga