Me tensione është mbajtur seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.
Në oborrin e legjisaltivit shqiptar, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka bashkë me deputetët opozitarë u kanë vënë flakën disa manekinëve të veshur si të burgosur të cilëve u kanë printuar ne fotografi fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, Fatmir Xhafaj dhe të vëllait të tij Geron Xhafaj.
Paraprakisht opozitarët janë përplasur edhe me deputetët e Partisë Socialiste por edhe me gardën, me ç’rast këta të fundit nuk i kanë lejuar që të futen brenda në objektin e Kuvendit, ndërkohë që seanca po vijonte punimet.
Sekretariati i Etikës përjashtoi Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.
Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të Partisë Demokratike, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegien e karrigeve.