RRUFE

Rrokulliset kamioni në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq.

Raportohet se një kamion ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër tek “Shkëmbi i Dudës” në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut.

“Ju njoftojmë se rreth orës 12:30, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, në afërsi të lokacionit ‘Shkëmbi i Dudës’ ka ndodhur një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një kamion me targa vendore i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lumin Ibër. Përpos dëmeve materiale, në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë Veri”- tha Prekazi për KALLXO.com.

 


Postuar

nga