RRUFE

Raporti i Progresit: Shumica e sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2023 kanë ndodhur në protestat në veri të Kosovës

Raporti i Progresit i Bashkimit Europian për Kosovën ka përmendur sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë gjatë vitit 2023.

Raporti thekson se ka rritje të rasteve të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve por shumica e tyre në vitin 2023 kanë ndodhur në periudhën maj/qershor 2023 kundër gazetarëve që kanë raportuar nga protestat në veri.

“Në vitin 2023, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) raportoi gjithsej 72 raste të sulmeve dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, punonjësve të medias dhe organizatave mediatike, që nënkupton rritje të konsiderueshme. Pothuajse gjysma e rasteve kanë ndodhur në maj/qershor 2023, kundër gazetarëve shqipfolës që mbulonin protestat në veri të Kosovës. Deri në shtator AGK ka raportoi 36 raste të sulmeve ndaj gazetarëve. Në vitin 2023, policia ka regjistruar 32 raste ku ankuesit ishin gazetarë dhe regjistruan 27 raste penale”- thuhet në raport.

Raporti i Progresit thekson se gazetaret janë më shpesh në shënjestër të sulmeve sesa gazetarët.


Postuar

nga