Katër persona janë lënduar në një përleshje mes disa personave që dyshohet se ka ndodhur sot, më 03.10.2024, në ora 17:00 në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas zëdhënëses, njëri nga të lënduarit dyshohet se është therur me thikë.
Lidhur me këtë rast, sipas zëdhënëses, deri më tani janë arrestuar tre persona.
Po ashtu Ahmeti njoftoi se Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.