Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë” disa nga aleatatët amerikanë të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, presidentja ka bërë të ditur se dekoratat janë ndarë gjatë vizitës së saj në Uashington të SHBA-ve.
“Përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Ambasadori William Walker, Kongresisti i ndjerë Tom Lantos, Ambasadori Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel janë disa nga aleatët tanë amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës” – ka shkruar presidentja Osmani.