Një person dyshohet se ka palgosur veten aksidentalisht me armë zjarri në bjeshkën e Lumbardhit në fshatin Leshovë të Pejës, të mërkurën, më 02.10.2024.
Kështu ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.
Sipas tyre, burri i aksidentuar e ka qëlluar veten aksidentalisht me armë zjarri në dorë, ku pas trajtimit mjekësor në spitalin e Pejës, është dërguar në QKUK.
“Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje për shenjëtari, por jo për bartje”- thuhet në raportin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.