RRUFE

Plagosja e polices, suspendohet polici që dyshohet se shkrepi armën aksidentalisht

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se plagosja e polices ka ndodhur si pasojë e shkrepjes aksidentale të armës nga një polic tjetër, i cili më pas është suspenduar.

Rasti ka ndodhur në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë mëngjesin e sotëm më 11.10.2024.

“Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor” – thuhet në komunikatën e IPK-së.

IPK thotë se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit që do të udhëheqë hetimet në bashkëpunim me Inspektoratin.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti” – thuhet më tej.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla konfirmoi se pacientja është trajtuar aty dhe gjendja e saj është stabile.

“Pasi janë kry ekzaminimet emergjente ka shku në Klinikë të Ortopedisë” – tha Syla për KALLXO.com.

Sipas informacioneve të KALLXO.com, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë inspektimit të armëve.

https://kallxo.com/lajm/nje-police-dyshohet-se-eshte-plagosur-brenda-stacionit-policor-ne-prishtine/


Postuar

nga