RRUFE

Osmani takon kongresistin amerikan Ritchie Torres, i shpreh mirënjohje për mbështetjen për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres gjatë qëndrimit të saj në New York.

Osmani ka bërë të ditur se me Torres-in kishin një diskutim përmbajtësor për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara”- ka shkruar Osmani.

Në të njëjtin postim, Osmani ka falëndëruar mërgatën për organizimin dhe që sipas saj, vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, e para e vendit është takuar me përfaqësues të Google dhe Amazon.

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë edhe në Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.


Postuar

nga