Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr.
Si pasojë e kësaj goditje, viktima dyshohet se ka vdekur.
Rasti ka ndodhur më 26.10.2024 në Banjë të Malishevës, rreth orës 16:50.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti në proces hetimor.