RRUFE

Ndalohen dy persona për kalim ilegal të kufirit në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona dje me 05.10.2024 nën dyshimin se me kamionetën e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin, në fshatin Bube të Zubin Potokut.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


Postuar

nga