RRUFE

Moti të mërkurën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe atyre me afërsi rreth lumenjve, të ketë mjegull.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi”- thuhet në njoftim.

 


Postuar

nga

Etiketa: